• |
ide | kryesore

Grabitje në Kamëz/ Ndahet nga jeta burri, gruaja në spital

Lajme, Të fundit



Burri i plagosur para pak minutash në Kamëz ka ndërruar jetë në spital. Raportohet se bashkë me të u qëllua bashkëshortja, e cila po ashtu ndodhet në spital.

Raportohet se është qëlluar në një dyqan, i cili është tentuar të grabitet.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE” në Kamëz.

NJOFTIMI: 

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *