• |
ide | kryesore

Masakroi gazetaren në nëndetsen e tij, burg të përjetshëm shpikësit

Planet



Shpikësi danez, Peter Madsen, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe masakrimin gazetares suedeze, Kim Wall, në nëndetësen e tij. Prokurorët e çështjes thanë se Madsen e ka planfikuar vrasjen e 30-vjeçares duke e ngufatur ose duke i prerë fytin.

Mbetjet e saj trupore janë gjetur nga policia daneze më 21 Gusht të vitit të kaluar, 11 ditë pasi gazetarja e ka intervistuar Madsenin në bordin e nëndetëses së tij.

Madsen, 47 vjeç, u dënua të mërkurën në një gjykatë në Kopenhagën. Ai u shpall fajtor për vrasje me paramendim dhe sulm seksual. Madsen e ka pranuar se e ka copëtuar trupin e gazetares dhe se e ka hedhur në det.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *