• |
ide | kryesore

Akuza mbi markën e Rihannës, është e kopjuar

Paparazzi, Slider



Rihanna sapo ka lançuar koleksionin e saj të ri “Fenty University”, pasi veshjet janë të ngjashme me veshjet e kolegjeve, por problem qëndron tek inicialet e e saj. Pretendohet se këtro iniciale janë të vjedhura. Etiketa e veshjeve të këtij koleksioni janë të ngjashme me inicialet e markës amerikane “Freedom United”. Kjo markë përdor në etiketa inicialet “FU” ndërkohë që Rihanna edhe pse e dinte këtë gjë zgjodhi që ti vendoste koleksionit inicialet “F.U.”

Kompania “Freedom United”, kërkoi nga Puma që të ndalonte prodhimin e këtij koleksioni si dhe të dorëzojë kontabilitetin e plotë se sa para ka fituar Riri nga kjo. Në anën tjetër Puma pretendon se “FU” nuk është një markë unike por janë vetëm iniciale, gjithashtu thekson se Fenty tashmë nuk po prodhohet më.

Kompania kërkon të hedhë Puma-n në gjyq, por këngëtarja e njohur nuk ka folur ende për këtë çështje./Blitz.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *