• |
ide | kryesore

Vrasja në Kamëz/ Fëmija i shpëtoi plumbave pasi u fsheh poshtë banakut

Lajme, Të fundit



Fëmija 6 vjeç që mbeti jetim nga ngjarja e një nate më parë në Kamëz ka qenë dëshmitar i vrasjes së të atit brenda në marketin e familjes Buci. Djali i mitur ishte bashkë me të ëmën, kur aty kanë hyrë grabitësit e maskuar me kapuçë dhe të armatosur.

Në momentin që gruaja ka parë grabitësit, ka thirrur të shoqin, 53 vjeçarin Agim Buçi i cili në përpjekje për të reaguar është qëlluar për vdekje me armë.

Gruaja, Merita Buci, 44 vjeç ka mbetur e plagosur, ndërsa djali 6 vjeç, fatmirësisht është fshehur poshtë banakut duke i shpëtuar plumbave. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me një BMë të zezë, treguan për policinë banorët e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *