• |
ide | kryesore

Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn: Eshtë tmerr, kur e degjon të vjen të ikësh nga Shqipëria!

Lajme, Të fundit



E ka treguar hapur mllefin dhe pakënaqësinë Saimir Tahiri për pasardhësin e tij në detyrë, Fatmir Xhafajn. Ministrin e Brendshëm, Tahiri e ka sulmuar për faktin që del në media duke numëruar bandat dhe grupet kriminale dhe për vetingun në polici.

“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika. Shumë mirë, të pastrohet policia. Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë. Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut…” u shpreh Tahiri, që vazhdoi të sulmojë Fatmir Xhafajn për fjalimet që mban në Forumin e Sigurisë.

“Ministri i Brendshëm, numëron bandat në televizor. Një tmerr që të largohesh dhe të marrësh valixhet. ka më shumë kriminelë në Itali, po askush nuk flet kështu. Ka më shumë krimenelë në Greqi po askush nuk flet kështu. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion, kriminalitet në çdo vend të Europës, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet në këtë mënyrë” u shpreh Tahiri.

 



6 Comments

  1. Ky me duket si ai cuni ne lagje mua qe nuk dinte te lozte apo bente gabime loje, nuk e fusnim ne fushe edhe fillonte i shante te gjithe me rradhe

  2. -”Zbertheu—Tahiri mos e mbro -Edvinin-se nuk je i vetmi qe gatuat -corben-e hashashit.Se keta bashke me ty jane si babai juaj shpirteror -enveri–qe ja u preu koken shokeve te tij te luftes se keta nuk te kursejne ne emer te idealit te partise dhe interesave te tyre.

  3. Jam dakort me kete opinion te Tahirit per pasardhesin. Nje njeri i coroditur, zhgenjyes totalisht. Eshte bere qesharak me kete operacionin forca e ligjit. Arrestohen me shume se dy veta, dhe thuhet ne kiadrin e operacionit ” forca ligjit”, ne nje kohe qe kjo eshte detyre funksionale e policise, e perditshme. Po shikoja grupet qe ishin goditur ne kuader te ketij operacion. Vertet qesharake, tallese. Eshte ngritur nje strukture e tere speciale task force dhe asnje rezultat. Te gjithe i njohin grupet e rrezikshme ne Shqiperi. Asnje nuk eshte prekur. Atehere, perse gjithe kjo propogande idiote. Tregon vete pafuqine e shtetit per te luftuar keto banda.
    Por Xhafa ka vetem nje te drejte. Me ate qe ka mbi koke, nuk do mund kurre te hedh nje hap te tille. Eshte i zbuluar, pa mbeshtetje. Nuk mund te bej gabimin e Tahirit, te shkoj me fjalen e Rames. Eshte i shitur. Gabim i madh qe e mori persiper kete pune. Kriminelet e vertete i ka ministra, kryetare bashkie, deputete e drejtore. Eshte qelbur peshku nga koka. Nuk ka xhafe ti dale per zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *