• |
ide | kryesore

Miranda Kerr sjell në jetë fëmijën e dytë

Paparazzi, Slider



Ajo është një nga modelet më të famshme e cila po priste nga dita në ditë të bëhej nënë për herë të dytë. Momenti ka ardhur dhe Miranda Kerr dhe bashkëshorti i saj Evan Spiegel krijuesi i aplikacionut Snachat janë bërë prindër të një djali.

Tashmë djali i saj Flynn të cilin e ka nga martesa e parë më aktorin e njohur Orlando Bloom do të ketë një vëlla të cilin e ka pritur me padurim.

“Fjalët s’mund ta përshkruajnë se sa të lumtur jemi që na ka ardhur në jetë djali. Miranda është shumë mirë ndërsa Flynn është i lumtur që është tani vëllai i madh”, janë shprehur prindërit në një  deklaratë ekskluzive që kanë bërë për People. Emri që kanë zgjedhur për vogëlushin është ai i gjyshit të Evan dhe do të quhet Hart.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *