• |
ide | kryesore

Ngjyra e zezë dominuese në Festivalin e Kanës (Foto)

Paparazzi, Slider



Si një nga eventet më të rëndësishme të filmit dhe kinematografisë në botë, festivali i Kanës është kthyer tashmë në një aktivitet të përvitshëm që merr gjithë vëmendjen mediatike, ndërsa paparacët dhe fotografët më të njohur stacionohen prej ditësh aty për të “vjedhur” momentet më fantastike dhe më pikante të kësaj ngjarje.

Edicioni i 71-të i këtij viti, bëri që shumë yje të Hollywoodit, aktorët më në zë, regjisorët dhe kineastët më të spikatur të “zbarkonin” në rivierën franceze për të qenë protagonistët e këtij eventi. Të shumtë ishin në numër pjesëmarrësit e rëndësishëm VIP, por dalluan ndër ta, femrat e famshme! Gjithë sharm, elegancë, ikona të stilit dhe bukurisë, ato shkëlqyen me parakalimin e tyre në tapetin e kuq, teksa menjëherë fotot bën xhiron e botës duke zënë vend në faqet e para të gazetave dhe revistave më të njohura.

Ndoshta, ju nuk e kishit vënë re, por prej datës 8 Maj kur edhe ka nisur festivali i Kanës, yjet e kinemasë u shfaqën me veshjet e tyre, ku detaji që binte në sy, ishte pikërisht ngjyra e zëzë. Kjo nuancë ishte dominuese përtej çdo parashikimi!

Kot nuk thonë që e zeza, nuk del kurrë nga moda, ndaj siç duket aktoret e bukura të Hollywood-it i kanë qëndruar të palëkundura këtij përcaktimi duke e zgjedhur si ngjyrën e tyre të preferuar, në fustanet  elegante, që i jepnin shkëlqimin e dëshiruar një ngjarje artistike kaq të veçantë siç është festivali i njohur i Kanës.

1

Penelope Cruz

2

Kristen Stewart

3

Julianne Moore

4

Irina Shayk

5

Georgia Jagger

6

Cate Blanchett

7

Camila Coehlo

8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *