Arrestohet një doganier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:
Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.
Nuk kishte nje person ne qarkun e Korces per te punuar ne doganen e Kapshtices po e marrin qe nga Vlora per te punuar ne ate dogane?Kjo dihet tashme rjeta e e endur nga merimagat-e -rivdekjes-vetem per te lehtesuar kalimet e paligjshme te mallrave kotrabande dhe trasportin e hashashit ,si dhe punesimet e militanteve ,hajduteve ,rrugeceve,trafikanteve .Po shejtani sa do i mire te jete do vije nje dite dhe do e nxjere koken se nje fjale e urte popullore thote;-Ujku qimen nderron ,zakonin nuk e harron.