Protesta e opozitës është përqëndruar tashmë tek Ministria e Brendshme. Mbështetësit e saj kërkojnë largimin e ministrit Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që një protestuesi i kanë rënë të fikët. Kordoni policor i forcave speciale është vendosur në mbrojtje të Ministrisë së Brendshme. Mësohet se ministri Xhafaj nuk ndodhet në zyrën e tij.