• |
ide | kryesore

Konflikti me amerikanët, Adriatik Llalla strehohet në Turqi

Arkiva, Kryesore



I paralajmëruar disa herë nga ambasada amerikane me burg, i refuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që i bllokoi hyrjen në SHBA dhe i braktisur nga kahu politik që e mbështeti në Tiranë,  ish prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po strehohet në Turqi.

Që ky nuk është një udhëtim i zakonshëm për Adriatik Llallën, kuptohet nga deklarata e avokatit të tij në 16 Maj. Sokol Hazizaj shkaktoi habi kur tha se prej dy javësh nuk ishte takuar me klientin e tij, por komunikonte vetëm përmes bashkëshortes së Llallës.

Ndërkohë në seancën e sotme, Adriatik Llalla iu është drejtuar organeve të vetingut me prokurë në turqisht, por e përkthyer në shqip dhe me vulë apostile, mes të cilës ish-kryeprokurori Llalla ngarkon si përfaqësues të tij avokatin Sokol Hazizaj.

“E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posacëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time, Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo anekesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA”, shkruan Llalla në letër.

Vendndodhja e ish kryeprokurorit javët e fundit ishte mister. Fillimisht mendohej se Llalla qëndronte në Gjermani, atje ku kishte strehuar familjen e tij, por letra nga Turqia zbuloi edhe vendndodhjen e tij. Në letër, Llalla nuk jep asnjë të dhënë

Për ish kryeprokurorin situata u komplikua javët e fundit.

Krimet e Rënda nisën procedim penal për hetimin e pasurisë së tij, ndërsa burime të pakonfirmuara flisnin për arrestimin e tij si çështje ditësh. Firma në fletë-arrestin e Llallës ishte edhe një nga arsyet e përfolura për largimin e Besim Hajdarmatajt nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe zëvëndësimin e tij me Donika Prelën.

Konflikti Llalla-Lu kulmoi me publikimin në media të letrës që ish Prokurori i Përgjithshëm i kishte dërguar Kongresit Amerikan, ku tregonte se ambasadori i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në reagim, ambasadori ishte më i qartë se asnjëherë dhe nuk ngurroi t’i kujtojë burgun ish kryeprokurorit.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”

Në përgjigjen për Donald Lu, Llalla i konsideroi këto deklarata të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

“Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt”©Lapsi.al



27 Comments

  1. lu,e vllahutin jan dora e djatht dhe e majt siq jan rama e xhafa goja ,trut dhe prapanica e krimit.pasi liruan ter peshqit,peshkaqenet e delfinet dhe u jan sulur cironkave ,ky shtet mbaroi perfundimisht.miljardat e droges shkaterrun moralin kinez,e jugosllav komunist te lu e vllahutin me nji thes kanabis.

  2. llalla pesh cironk e rames,siq ishta lavirja e bulevardit ina rama.keto ne qenef negjmije jan mbushur kokain e kanabis,jan ber pis si dhjerja e stalinit ruqi,rama.xhafa.

  3. Per ata qe mbeshteten dhe mbeshtesin kriminelet dhe hajdutet e shqiperis. Mos haroni qe ato qe vodhen jan te te gjithve dhe ata qe vran jan gjaku jon.

  4. Po ndoshta Llalla ka shkuar në Turkye per pushime . Verë eshte. Vapë e madhe po bën. Pse jo …?! Thonë qe ne Antalia eshte shume bukur.

  5. EH NANEN E NANES Shikoni kend e mbronte opozita,nje kriminel qe arratiset e strehohet nga amerikanet dhe europianet.A ju vjen turp more ju horave qe i dilnit zot ketij berllogu?

    1. O idiot rilindas jep një rast kur opozita e ka mbrojtë Llallën dhe ke të drejtë. Ti llome si me e pasë babë kinezin je tu reagu.

      1. Horat e PD-se dhe te LSI-se e tymosen Kuvendin qe te mbetet Llalla e mos te z gjedhej Arta marku.Tati shqiptaret e dine kush jane ideiotet dhe banditet ,ua treguan haptazi ne kete protesten e babales .nje grusht pleshtash mbetet sa edhe kryebabalja juaj nderpreu protesten e filluat.

        1. Kjo qe thoni ju eshte e verteta pavaresishte se disa komentues mbeshtetes te Sali Berishes dhe krimineleve te tjere te ketij kallepi nuk e pranojne

        2. Kjo qe thoni ju eshte e verteta pavaresishte se disa komentues mbeshtetes te Sali Berishes dhe krimineleve te tjere te ketij kallepi nuk e pranojne

  6. Konflikti nuk është midis amerikanëve dhe Llallës, por midis një kinezi dhe Llallës.

  7. Te gjithe rrugacet,hajdutet,kriminelat e PD strehoen ne Turqi.Gazidede,Shehu,Haxhia,Llalla,etj bajga Kane frike ne Europe.Nje Hale me Pak.

  8. O dopjo idiot rilindas dhe injorant, LLallës i kishte mbaruar mandati dhe u largua pa debat, debati përArta Markun u bë se u zgjodh duke shkelur konsensusin dhe 2/3 që parashikon kushtetuta.

  9. Ishalla Amerika nuk i shpall lufte Turqise per kete “burre shteti”Te bejme kujdes qe shqiperia te rrije sa me larg se nuk i dihet kush fiton luften dhe Llalla kthehet prap K/minister.Jemi ne hall te madh per kete koke te drejtesise shqiptare,Ndjehet shume mungesa e tij ne tregun e hajduteve te drejtesise.Ndoshta do te ishte mire te shkonte ne Kirgizi ku eshte caktuar LU.

  10. Është futur problemi i luftës kundër korrupsionit e kriminalitetit, veçanërisht në Shqipëri, në një rreth vicioz e në një lëmsh që nuk ka burrë nëne që ta zgjidhë.
    Përceptimi i përgjithshëm i opinionit publik e ka të vështirë të ndajë të keqen, e ka fajin politika në pushtet apo drejtësia apo të dyja sëbashku me varfërinë e Shqipërisë si një faktor që prodhon korrupsionin e krimin.
    Një tjetër faktor që e vështirëson daljen nga ky rreth vicioz, është edhe politika “ndërkombëtare” që pasi ndikon edhe në drejtësinë e saj, këtë ndikim e përcjell edhe në Shqipëri.
    Pa shkuar përtej oqeanit deri në SHBA, ku “drejtësia” nën ndikimin e politikës është ndarë në dy grupe, (ka një grup prokurorësh që “heton” presidentin Trump e një grup prokurorësh që heton administratën e mëparëshme), le ti hedhim sytë matanë detit tek fqinji jonë Italia.
    Dihet se ky vend ka prodhuar historikisht grupet mafioze më të fuqishme, tentakulat e të cilave janë përhapur në Europë e përtej oqeanit.
    Tashmë prokurorë italianë si Falcone, janë bërë heroj të drejtësisë, pikërisht se zbuluan e demaskuan lidhjet e mafies me politikën apo qeveritarët.
    Por a ka Shqipëria prokurorë “trima” si Falcone që duke rrezikuar jetën e tyre, të godasin krimin edhe në politikë ? E gjithë vëmendja e opinionit publik u orientua në goditjen e korrupsionit në drejtësi me shpresën se ajo më së fundi do të shkëputet nga darët e politikës.
    Kjo shpresë u forcua nga deklaratat se drejtësinë shqiptare do ta bënte të pamvarur nga politika, BE e SHBA.
    Por a është tërësisht e pamvarur drejtësia nga politika edhe në vendet me një demokraci të konsoliduar ?
    Fatkeqësisht, ndonëse në përmasa shumë më të vogla se në një vend me një demokraci infantile si Shqipëria, edhe në BE e deri në SHBA, ka shenja se aty këtu drejtësia ka ndikime politike.
    Në Shqipëri ku politika akoma nuk ka ndëshkuar krimet e një diktature nga më të egrat të modelit stalinist, e ku krimi e trafiqet e pista janë sheshit, abuzohet me fjalët përgjithësuese se qeverinë socialiste e mbështet Europa apo Amerika.
    Si nuk del dikush e të thotë e të na argumentojë se pse në Shqipëri politika perëndimore që ngadhnjeu ndaj perandorisë komuniste, qenka e prirur që të mbështesë ish Partinë e Punës, sot Partias socialiste ?
    A thua BE e SHBA qenkan “të dashuruar” me modelin diktatorial enverist, apo me modelin enveristo- kanabist të Ramës ?
    Nuk rreshtin mediat shqiptare të evidentojnë njëfarë “avokati” sharllatan , biri i një ish ministri të diktaturës enveriste, që ju tund gishtin me kërcënim gjithë politikanëve, duke folur në emër të drejtësisë se BE e të SHBA, se Shqipëria do të demokratizoheshka, vetëm nëse si ministra do të ketë bij ministrash të kohës së diktaturës si ai.
    Me dhjetra media që e quajnë veten të pamvarura, nuk rreshtin që çdo ditë t’ju mbushin mëndjen shqiptarëve se e keqja më e madhe e tyre, nuk paska qenë diktatura enveriste, por demokracia e brishtë “berishiste” ????

  11. Llalla ka qene personaliteti i vetem nder 27 vjet qe ka denoncuar lojrat e nje amba amba merikan …. dua ti them Qirilindasve , kur Enver bythka shante me nene e moter merikanet gjithçka shkonte Ok. Tani qe nje kryeprokuror denoncon perpara gjithë shqiptarëve lojrat e ambes rerikane nai eshte gjithçka vetem burre jo.

    1. Kurse ti o “feti” , nuk je vecse një qime e b….. sime.
      Nuk e kam zakon që të komentoj me fjalor rrugaçësh si puna tënde, por ti vetëm këtë gjuhë kupton.

  12. A nuk iu ka shkuar ne mend.po sikur ta grisim karten e pavaresise, kujt i hyn ne pune? Mos ndoshta vetem maskarenjve. Po na drejtojne te “gjakut tone” por jane shume te ligj. E kujt i duhet kjo? Po u sollem keshtu ne se meritojme kete vend, kete flamur dhe pavaresine.
    Mireupafshim kur te clirohet.

  13. Sa po degjova qe edhe Kirgizia dhe Mongolia e kane quajtur Llallen “prijes Te drejtesise”.Ambasadori Lu dhe ambasadori i Mongolise ne shqiperi Chiniz vatria mezi po e presin kete koke te madhe te drejtesise,por ne fakt eshte nje shushunje qe pi gjakun e cdo kujt qe i bie ne dore.

  14. si e kriminalizian ps krejte shtetin dhe sistemin e drejtesis.
    edhe ne shrete lufte,psh siri damas ka me shume protokole kushtetute sesa ne shqiperi.
    kame dhane definim konstatimin,se ne shqiperi dhe kosove eshtelufte frontesh ne mes muslimanve turq,qerkez nga gjergjia e qeqenia,bekashive nga azerbeigjani,torbesh,goran e magjup musliman,dhe ish shqiptarve tani te shortuat ne turq.
    2.frobti ortodoks.me serbe mala zez,vlleh maskuar me emra falco si musliman, e grek.
    3.fronti shqiptar qe keni ngelur si pakice ne vendin tone autokton.
    ne kosove jane 2 fronte Dreqi turkofone musmimane dhe sllovo ortodokse kunder etnis e kombsesis shqiptare,dhe kurren e jurres pa nje enver hoxha nuk rregullohet problemi,apo ndonje sistem si rusia,franca e serbia qe kane asimiluar etnit jo te tyre,ne kombesi te tyre.

  15. si e kriminalizian ps krejte shtetin dhe sistemin e drejtesis.
    edhe ne shtete lufte,psh siri damas ka me shume protokole kushtetute sesa ne shqiperi.
    kame dhane definim konstatimin,se ne shqiperi dhe kosove eshte lufte frontesh ne mes muslimanve turq,qerkez nga gjergjia e qeqenia,bekashive nga azerbeigjani,torbesh,goran e magjup musliman,dhe ish shqiptarve tani te shortuat ne turq.
    2.fronti ortodoks.me serbe mala zez,vlleh maskuar me emra falco si musliman, e grek.
    3.fronti shqiptar qe keni ngelur si pakice ne vendin tone autokton.
    ne shqiperi ekosove jane 2 fronte Dreqi turkofone musmimane dhe sllovo ortodokse kunder etnis e kombsesis shqiptare,dhe kurren e kurres pa nje enver hoxha nuk rregullohet problemi,apo ndonje sistem si rusia,franca e serbia qe kane asimiluar etnit jo te tyre,ne kombesi te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *