• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein shpallet i pafajshëm

Paparazzi, Slider



Producenti i famshëm Harvey Weinstein është shpallur ditën e sotme i pafajshëm nga të gjitha akuzat për përdhunim dhe abuzime seksuale.

Akuzat zyrtare në gjykatë u bënë nga Lucia Evans, e cila akuzonte Weinstein se e kishte detyruar të kryente seks oral në zyrën e tij në 2004-ën, dhe nga një grua tjetër, e cila ka qëndruar anonime.

Producenti ka mbërritur në gjykatë në orën 10 të mëngjesit ndërkohë që menjëherë pasi doli nga automjeti, ai u rrethua nga paparacët dhe mediat që mbulonin ngjarjen.

Gjyqtarja ka vendosur ta lirojë Harveyn nga akuzat në fjalë për shkak të mungesës së provave, por për pak kohë Weinstein do t’i duhet të lëvizë me një pajisje GPS që monitoron lëvizjet e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *