• |
ide | kryesore

Sulmohet me furgon selia e gazetës hollandeze “De Telegraaf” (FOTO)

Planet



Një furgon goditi fasadën hyrëse të ndërtesës ku ndodhet selia e gazetës “De Telegraaf” në Amsterdam, rreth orës 4 të mëngjesit.

Vetë prestigjozia hollandeze raportoi duke thënë se bëhet fjalë për një “sulm”. Sipas policisë holandeze ishte një “veprim i qëllimshëm”.

De Telegraaf konfirmoi se nuk pati asnjë të lënduar dhe theksoi se gazeta nuk do të frikësohet nga një sulm i tillë.

Edhe në të kaluarën gazeta kishte marrë kërcënime. Forcat e zbatimit të ligjit kërkojnë shoferin e furgonit që është larguar në bordin e një Audi të drejtuar nga një person tjetër.

Kryeministri holandez: Shuplakë ndaj lirisë së shtypit
“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘De Telegraaf’ është një shuplakë ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka ende disa hije, por ne mbetemi vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, shkroi kryeministri holandez Mark Rutte në Twitter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *