• |
ide | kryesore

Video/ Triumf suedez, kualifikohet edhe Meksika pavarësisht humbjes

Rusi 2018, Sport, Video



Suedia merr vendin e parë në Grupin F duke shkatërruar skuadrën që kishte bindur më shumë gjatë dy sfidave të para. Meksika i shkoi shumë pranë eleminimit, por nëse kaloi në 16 më të mirat, merita është krejtësisht e Koresë së Jugut që bllokoi 0-0 Gjermaninë.
Ndoshta do të ishte mëkat të dilte me një humbje skuadra që kishte treguar futbollin më të bukur në Grupin F, por përballë Suedisë skuadra e Osorios nuk tregoi asgjë, madje u shkërmoq lehtë sapo pësoi golin e parë të Ludëig Augustinsson në minutën e 50.
Racionale përfaqësuesja nordike që mori më të mirën me 11 metërshin e Granqvist dhe autogolin e Alvarez për tu pozicionuar e para në Grupin F, edhe përpara Meksikës jo vetëm falë golavarazhit të përgjithshëm por edhe ndeshjes direkte.
Tani në 1/8 e finaleve, suedezët do të ndeshen me skuadrën e dytë të renditur në Grupin E ku kandidatë janë Brazili, Zvicra e Serbia.


https://streamable.com/jzjql
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ar/arL9.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *