• |
ide | kryesore

Video/ Ronaldo si Messi, jashtë Botërorit në të njëjtën ditë

Rusi 2018, Sport, Video



Dita e errët e Rusi 2018 është 30 qershori që pa largimin nga skena e dy yjeve më të mëdhenj të botës: Cristiano Ronaldo e Lionel Messi lënë Rusinë në 1/8 e finaleve, të nxjerrë jashtë nga Uruguaji e Franca. Nuk mundi dot të bëjë më shumë se rivali i tij argjentinas CR7, ndonëse në këtë Botëror 33 vjecari ngushëllohet me 4 gola dhe një përfaqësim pozitiv në fazën e grupeve.
Ronaldo nuk kishte shënuar kurrë në ndeshjet me eleminim direkt në një Botëror dhe ky rekord mbeti negativ për kampionin portugez, edhe pasi ndeshi Uruguajin. Portugalia nuk bën do pa yllin e saj dhe Santos nuk arriti të befasojë amerikano-latinët agresive, të organizuar e të udhëhequr nga dyshja Cavani-Suarez. Dy golat e sulmuesit të PSG vunë përfund kampionët në fuqi të Europës, që edhe me Pepen nuk u futën dot në lojë.
Për Tabarez tashmë shqetësimi i vetëm është kondicioni fizik i Edinson Cavanit, që doli nga loja me një shqetësim muskular në pulpë dhe një si ai, në cerekfinale kundër Francës duhet e shumë madje…
Tani, sigurisht, Ronaldos i kujtohet qartë momenti kur portieri që dikur kishte qenë bari i Iranit i priti 11 metërshin, që do ti kishte dhënë fitoren luzitanëve, duke bërë që kundërshtar në 1/8 të mos kishte Uruguajin por Rusinë. Kjo nuk ndodhi, portugezi do të kishte dashur që gjërat të kishin shkuar ndryshe, por me daljen në të njëjtën ditë të Ronaldos dhe Messit nuk dihet nëse 4 golat e CR7 do të kenë rëndësi në betejën për Topin e Artë…

https://streamable.com/qeedn



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *