• |
ide | kryesore

Enigma/ Ç’po ndodh me ekspertizën ndërkombëtare të zërit të Agron Xhafës

Kryesore, Lajme



Një tis misteri po turbullon shumë ekspertizën ndërkombëtare që do të zbardhte të vërtetën lidhur me vërtetësinë e zërit të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Për një gjë që dukej aq e thjeshtë dhe aq e kollajshme, sa Edi Rama e zbardhi brenda pak orëve!!!, prokuroria po sorrollatet pa fund.

Fillimisht, organi i akuzës njoftoi se hapi procedimin penal në 17 maj. Që atëherë u ngritën dyshimet e para: Pse u la Agron Xhafaj të ikte menjëherë? Pse atij nuk iu morën mostrat e zërit me të njëjtën pajisje që pretendohej se e kishte regjistruar Babalja? A po i hapej shteg këtu manipulimit?

Lexo më tej:

Dëshmitari X i audiopërgjimit, Albert Veliu, flet Fatmir Xhafaj: Qytetari dixhital i sajuar

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Këto dyshime u bënë edhe më të mëdha, kur edhe Kryeministri edhe Ministri i Brendshëm thanë në publik se kishin në duar provën shkencore të një laboratori me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit nuk e treguan kurrë. Kësaj propagande abuzive iu shtua edhe loja e prokurorisë. Një javë pasi kishte filluar procedimin, pra në 24 maj organi i akuzës nxori një njoftim me gjuhë të padeshifrueshme: “Jemi duke kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Eshtë dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”.

Edhe në këtë rast, mungonte emri dhe besueshmëria e laboratorit. Në njoftim binte në sy togfjalëshi qesharak ku theksoheshin fjalët “ndërkombëtar” dhe “jashtë vendit”. Kushdo e kuptonte lehtë se laborator ndërkombëtar brenda Shqipërisë, nuk mund të kishte.

Një ditë më pas, në datë 25 maj, burime nga prokuroria i thanë televizionit pranë qeverisë Klan se ekzaminimi i audiopërgjimit të realizuar, në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, “është dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës”Sipas tyre “ky laborator vlerësohej nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Këtë laborator e ka përzgjedhur ministria italiane e Drejtësisë të cilës iu dërgua me letër porosi nga Tirana”.

Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e deklaratës së sotme

Ndërkohë që publiku priste të mësonte atë të vërtetë që Rama dhe Xhafa e mësuan brenda një dite, përgjigjia vononte dhe në tregun vendas u hodhen pandehma për një aktor që kishte lujtur rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, pra sipas këtij versioni, e gjitha qe një shpikje. Nga Roma pritej vetëm akti formal i verifikimit të këtij falsiteti. Këtë gjë ia kanë konfirmuar edhe gazetarëve zyrtarët më të lartë të qeverisë. Sipas tyre e vërteta do të zbardhej në pak ditë.  

Por, tani që ka kaluar afro një muaj e gjysëm, burime nga prokuroria kanë njoftuar sërish mediat se ekspertiza nga Italia do të transferohet drejt Londrës. Këtë 2 korrik mediat botuan dhe arsyen: “Ekspertiza italiane vonon për shkak të mungesës së kompetencave”.

Audio-përgjimi/ Dërgohet në Britani ekspertiza e zërit të Agron Xhafajt

Pra edhe njëherë një formulim absurd që ngre disa pikëpyetje: A mos kjo është një formulë e kujdesshme për të thënë se provat nga pala shqiptare janë servirur të përgjysmuara? A mos italianët nuk nxirrin dot përfundime me të dhëna të cunguara? A mos kjo është një taktikë që çështja të arkivohet, sipas traditës çudia nuk zgjat më shumë se tre ditë?

Ndërkohë që opozita i ka kërkuar vetëm një gjë të thjeshtë prokurorisë: të verifikojë me anë të qelizave telefonike nëse Akron Xhafaj dhe Albert Veliu ndodheshin në të njëtin vend dhe në të njëjtën orë në momentin që pretendohet se është kryer përgjimi.

Ky kalvar i marrjes së përgjigjes një një laborator shkencor të besueshëm po e rëndon pozitën e qeverisë dhe po shton gjithnjë e më shumë dyshimin e atyre që pyesin: Pse prokuroria dhe publiku nuk janë në gjendje të mësojnë atë që sipas Ramës dhe Xhafës ishte kaq e thjeshtë, dhe që atyre iu deshën vetëm pak orë për ta mësuar?

©Lapsi.al  



12 Comments

  1. Nuk eshte per shkak te munges se kompetencave siç thone keta . Ketu eshte nje loje e madhe qe as njera e as tjetra pale nuk duan ta çojne perpara . Basha ben presion nese e nxirrni te pavertet do jap pjesen tjeter , keta nga frika vonojne ekspertizen derisa te harrohet se patjeter do plasi ndonje skandal tjeter . Keta lozin si macja me miun por gjithmone nuk e arrijne njeri tjetrin , terhiq e mos e keput i thone kesaj pune . Eshte e habitshme se si kurvelliqet e ketyre koinçidojne deri ne detaj por asnjehere dhe asnjera pale nuk do qe te arrihet tek e verteta . O popull keta po tallin bythen me ty . Keta i ka pjelle e njejta kurve .

    1. jane pjella komuniste njerez te lig qe sduan tja dine fare, keta vrasin akoma si pa te keqe, perhapin negativitet. jane neandertal qe nuk pijne uje

    2. Po lerini mënjanë dyshimet për “palët” e jepni mendimin tuaj për faktet e ditura.
      – A është e vërtetë që vëllai i Fatmir Xhafës është dënuar nga shkalla më e lartë e drejtësisë në Itali, Gjykata kushtetuese për ti lënë atij vendimin e burgimit me 7 vjetë e gjysëm burg ?
      – A është e vërtetë se Agron Xhafa i dënuar nga gjykata italiane si një kapomafie i trafikut ndërkombëtar të drogës, ka jetuar i lirë e njihet si një “biznesmen” në Vlorë ?
      – Përse më në fund, pas 15 vitesh, vëllai i tij ministër i mbrendshëm nga i cili ka mvartësi jo vetëm policia por edhe prokuroria e përgjithëshme, u detyrua ta “ekstradonte” në Itali ? Përse nuk e bëri këtë, menjëherë pasi mori detyrën e ministrit por pasi u demaskua publikisht nga nje “koleg” i tij si dëshmitar ?
      – Përse prokuroria nuk i thiri të dy personazhet, si Agron Xhafën edhe “Babalen” për ti ballafaquar të dy “me zë e figurë” qoftë edhe para disa ekspertëve të audios , që janë të shumtë në televizionet shqiptare, që të bënin një verifikim paraprak të zërave, po i dëgjoi veç e veç ?
      – Deshmitari “Babale” ka deklaruar publikisht se vëllai i ministrit është i njohur në Vlorë me emrin “pashai” si biznesmen që vazhdon veprimtarinë e tij të trafikut të drogës e përmendi edhe emrin e një oficeri të policisë me të cilin ai kishte lidhje. Përse prokuroria nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare nëse e ka marë në pyetje këtë oficer apo e ka në hetim ?
      – E dëgjova ministrin Xhafa në takimin me ambasadorët të justifikohej se krimi nuk mund të luftohej mbrenda një dite. Po si nuk doli dikush apo ndonjë ambasador e ti thoshte, po ti more zotëri ke pasur kohë 15 vjet që të çosh vëllanë tënd para drejtësisë, si i dënuar për krimin e trafikut ndërkombëtar të drogës e nuk e ke bërë ?
      – Komentojnë disa zëra se përse opozita nuk paska mbajtur qëndrim ndaj përzgjedhjes së Fatmir Xhafës si ministër i mbrendshëm. Përse paskan haruar se cfarë reagimi ka pasur nga opozita në Kuvend kur u emërua Xhafa ministër i mbrendshëm, duke i kujtuar atij jo vetëm vëllanë trafikant të mbrojtur prej tij, por edhe për të kaluarën e tij si një ish hetues i sigurimit, pas dëshmive të ish persekutuarve politikë ?
      E çfarë mund të bëjë një opozitë më shumë në kushtet kur ka përballë një shumicë fiktive në pushtet, të ardhur me vota të blera nga droga, e një kryeministër që i ka akaparuar të gjitha institucionet e shtetit, përfshi edhe median ?

  2. Ore e ka thene KM qe nje laborator nderkombetar jashte shtetit, e ka verifikuar dhe ka dale ne konkluzionin qe zeri eshte i tjeterkujt. Kot qe merreni me kete pune

  3. xxxxxx o bythqir ne qenefin negjmije si rama opozita qfare faji ka,kryemuti i stalinit rama,jashteqitja e enverit edvini dhe shurra e mao luu ce dunit edi qelbesira e than esht falso.si guxojn krymbart e tjer si ti,balla,ana marku,etj te thon ndryshe.

  4. Shkaku lidhet me luftën midis klanit Xhafa që mund të jetë kërcënim për edvinin, biles edhe vrasja e shoferit të Xhafës mund të ketë lidhje me këtë luftë midis edvinit dhe klanit Xhafa

  5. PS numer enorme te vijtimave ne evrope bga trafik droga.
    ps krime nga me barbare ne shqiptar,dhe fabrika e tritolit,ku kane terririzuar shqiperin,ne shune raste si ne anetetate islamike ne irak,kabul,siri e shtetin e malit afrikan.
    PS e lidhur direkte me erdoganin,arabin saudite e katarrin qe financojn al kaeden qe 35 vite.
    ps edhe i kendon zdravko çoliçit te serbis,rama i jep çelsin e tiranes,dhe vallzon poshtersisht para zdravko çoliçit,si falenderim per 15000 viktima shqiptare te kosoves,nga ushtria serbe,dhe falenderon qe ushtria serbe minoj me mina shume fashatra te tropojes,ku shume persona kane vdek nga minat,dhe humb kembet.ushtria serbe u fute ne veri te shqiperis dhe sulmoj shume fshatra,ekziston bideo nga tv klan dhe emisioni nga blendi fevziu.a rama me ps i falenderon dhe dekoron serbet.
    Ps e beri dhe katandisi shqiperin,si nje shret ne kufte,tritole,atentate,vrasje me pages,eliminime personash,dhe te huajte kane frike te folin per shqiperin,e lere ta vizitojn.
    protesta e radhes anti ps duhet te jet kerkesa.duam gjykim evropian per ps terroriste,si per ish millosheviçin,dhe pinjollat e tij.

  6. Pertej ketyre qe japin lajme kot e ne kot, pa ditur asgje, fakti eshte qe analizat po behen. Pastaj, si jane bere dhe sa te sakta jane do e shohim diten qe do zbardhet per publikun kjo. Nje gje eshte e sigurte qe tani, po e nxoren rregjistrimi ishte nje manipulim PDja do thote qe e manipuloi qeveria etj etj, po e nxoren ndryshe qeveria do thote qe laboratoret u blene nga paret e pista te PDse etj etj. Ne fund fare, shuma e gjithe kesaj zhurme eshte qe ata qe ishin me PDne do vazhdojne te jene me PDne, ata te PSse me PSne. DMTH, pese me hic.

  7. shqiperia vend evropian ne atlas,por i vetni vend ne globe,qe nje i huaj ka siguri ta vizitoj nje jave,se agjensut e evropes dhe usa botes,alertojn sgretasit e tyre,si kimdapohen dhe ekzektohet individ,per 24h dhe ju humbe qdo gjurme.
    si katandisi shqiperin evropiane,organizata e maskuar islamike,me masken,patria socialiste.
    Tani me jeta e qdo personi ne shqiperi nuk eshte e sigurte,dhe situata ka marre karakter te ri de zhaniero brazil,dikur,dhe nga bandat mafioze per afera droge ne meksike.
    eshte fundi i qfo fundi qe populli te kerkoj ndime nga NATO dhe B-E,e USA,se ka ekaluar situata,dhe fjala drejtesi e ligje,as qe lejohet te folet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *