• |
ide | kryesore

Debati në Greqi, Kocias i përgjigjet kritikëve për termin “Epiri i Veriut”

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias i është përgjigjur kritikëve për heqjen dorë nga termi “Epiri i Veriut”, një detaj i publikuar në një shkrim të gazetës greke Prothotema, me titull “Greqia dha Epirin e Veriut për një Çamëri që nuk ekziston”.

 

“Është qesharake të besohet se Epiri i Veriut i përket Greqisë. Ne duhet të bashkohemi. A i njohim kufijtë e formuar nga Akti Final i Helsinkit? A e njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A i njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam t’i referohemi atij”?– ka thene ai.

Sipas Kotzias, çështja çame nuk ka asnjë diskutim dhe nuk duhet të ketë as pretendime territoriale. Ministri i Jashtëm grek kujtoi ato që i quajti “variantet më të këqija të politikës së jashtme turke”, kur qëllimi ishte rishikimi i kufijve.

“Disa anëtarë të “Demokracisë së Re” bëjnë lojëra, thonë gënjeshtra, sikur ne shkëmbyem Çamërinë me Epirin e Veriut. Duket se e kanë harruar se ajo që ne e quajmë Epiri i Veriut, sot i përket një shteti sovran, të pavarur. Nëse të kundërt ta thonë hapur që kërkojnë ndryshim të kufijve? Duan që të bëjmë luftë dhe të ndryshojmë kufijtë? Apo vazhdojmë të besojmë akoma në të Drejtën Ndërkombëtare dhe të zbatojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Kotzias.

Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur disa pika të marrëveshjes së arritur, në vendin tonë nuk ka asnjë debat për këtë çështje.



1 Comment

  1. Tani bejne edhe lojra , bejne sikur zihen keta jevgjitet . Keta ja arriten te marrin gjithçka e te japin nje hiç , dhe tani fillojne e tallin ramen me ne . Une i keshilloj keta tanet qe perveçse nuk do permendim me Çameri te mos permendim as Kosove , as Ulqin , as Shkup, as Presheve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *