• |
ide | kryesore

Suedia e Zvicra paqe për një pjesë loje

Rusi 2018, Sport



Një pjesë lojë e ekuilibruar ajo e zhvilluar mes Suedisë e Zvicrës në Shën Peterburg. Zotërim topi në favor të helvetëve, rastet më të mira të nordikëve, por në fund të 45 minutave të para një 0-0 krejtësisht e merituar, për atë që dhanë skuadrat në fushë.

Zvicra i beson grupit të shqiptarëve që janë edhe lojtarët më të rrezikshëm për skuadrën e Petkovic. Nuk ka hapësira mes fanellave të verdha të Suedisë, ndaj dhe mënyra e vetme për të rrezikuar Olsen ishte tentativa nga distanca, në të cilat Xhaka e Dzemaili kishin shanset më të mira për ta kaluar Zvicrën në avantazh.

Në anën tjetër, Anderson nuk hoqi dorë nga 4-4-2 klasik i tij me dyshen e sulmit Berg e Toivonen. Sulmuesi suedez kishte dy mundësi të mira për të ndëshkuar kundërshtarin, por në të parën u nxitua, ndërsa në të dytën merita i takon portierit Sommer.

Në Saint Petersburg skuadra e Petkovic vjen si e dytë e grupit të saj, ndërsa nordikët kanë impresionuar me vendin e parë në Grupin F.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *