• |
ide | kryesore

VIDEO / 44 vjet nga rrëzimi “Portokallit Mekanik” nga “Panzerat” gjermanë

Rusi 2018, Sport, Video



Është finalja perfekte e Botërorit gjerman. E luajnë dy superfuqitë e momentit: Gjermania që kishte humbur finalen e ’66 kundër Anglisë dhe gjysmëfinalen e ’70, 3-4 kundër Italisë, një kombinim fenomenesh të udhëhequr nga Kaizeri Franz Beckenbauer dhe super-bomberi Gerd Muller: Hollanda e futbollit total, ai impakti i tmerrshëm me Topin e Cruyff, Neeskens, Rep, Krol me shokë të cilët kishin dominuar skenën me Ajaxin dhe në atë Botëror kishin dhuruar spektakël: në gjashtë ndeshje, 14 gola të realizuar, 1 vetëm të pësuar dhe një dominim total në fushë kundër Argjentinës dhe Brazilit. Në atë finale ishin ata, të pagëzuar si “Portokalli Mekanik”, favoritët. Por pak më lart se Panzerat gjermanë, të mrekullueshëm në aspektin cilësi dhe fizik. Pra në skenë do të luhej një finale e nivetlit të lartë teknik, taktik dhe fizik. Një penallti e fituar nga Cruyff pas vetëm 80 sekondash lojë, pa i lejuar gjermanët të preknin topin u transformua në gol nga Neeskens: barazimi i Breitner në minutën e 25′, edhe ai me penallti, përpara goditjes gjeniale të vetë Mullerit në të 43′, që pas një rrotullim në zonë finalizon fuqishëm në portë një goditje diagonale. Në pjesën e dytë, raste për gola, por pa finalizim. Për Gjermaninë ky ishte titulli i dytë botëror. Për Hollandën, kjo ishte e para nga tre finalet e humbura të Botërorit (1978 dhe 2010).

https://www.youtube.com/watch?v=DsnK_4IWBWc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *