• |
ide | kryesore

Demi Lovato në depresion, ndërpret kontaktin me familjarët

Paparazzi, Slider



Demi Lovato vazhdon të ndërpresë kontaktet me rrethin e miqve të saj më të afërt.

Vetëm disa javë pas rrëfimit se ajo i është rikthyer drogërave dhe alkoolit 25 vjeçarja shkarkoi ekipin e saj të blogut online dhe e mbylli faqen e saj!Faqja e saj personale, DemiLovato.com u mbyll për disa kohë.”Demi ka dalë fare nga shinat,” ka thënë një burim për mediat amerikane.Gjithashtu ajo ka ndërprerë kontaktet me të gjithë miqtë e saj nga qendra e rehabilitimit dhe me partnerin e saj të qendrës së rehabilitimit Mike Bayer. “Ajo ka ndërprerë tërësisht kontaktet me familjarët e saj, me miqtë. Gjithashtu ka pushuar nga puna njerëzit me të cilët ajo ka punuar gjatë gjithë jetës.

Pasi sapo përfundoi turneun e saj botëror, Lovato, e cila krenohej me të qenit një model i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë fansat që përballeshin me të njëjtat vështirësi si ajo në luftën kundër zbuzimit me alkoolin, vazhdon ende të promovojë në rrjetet sociale hitin e saj më të fundit “Sober”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *