• |
ide | kryesore

Fëmijëria traumatike dhe e vërteta dramatike e Thierry Henry: “Kam gënjyer, qaja çdo ditë”

Sport
Henry



Thierry Henry ishte një nga futbollistët më të mëdhenj të 30 viteve të fundit. Simbol dhe legjendë e Arsenal dhe e kombëtares franceze, ish-sulmuesi, aktualisht trajner i kombëtares U-21 të Gjelave dhe komentator për TV anglez, jo gjithnjë i ka patur punët mirë. Francezi konfirmoi se fama dhe suksesi nuk do të thotë automatikisht mirëqenie fizike dhe mbi të gjitha mendore. Të paktën për të.

Në një bisedë të gjatë me Steven Bartlett në podcast-in e tij “Diary Of A CEO”, legjenda e Gunners hoqi mbulesën mbi një temë që zakonisht, trajtohet pak dhe keq në botën e futbollit: ajo që lidhet me depresionin. Sëmundje nga e cila, pothuajse pa vetëdije, vuante edhe ai pas disa problemeve që i kishte mbajtur gjithmonë të fshehura.

HENRY E DEPRESIONI

Ish-lojtari i Arsenal, Juventus dhe Barcelonës, tani 46 vjeç, foli për veten jo si futbollist, por si njeri. Ai preku të gjitha problemet dhe brishtësinë e rastit: “Gënjeva për një kohë të gjatë sepse klubi nuk ishte gati të dëgjonte çfarë kisha për të thënë”, tha Henry, duke treguar se vuante nga depresioni kur ishte ende aktiv: “Isha në depresion si futbollist. A e dija? Jo. A bëra diçka? Jo, u përshtata, në një farë mënyre. E gënjeva për një kohë të gjatë”.

Lexo më tejVideo/ Henry e Beckham sherr në San Siro për patatinat: gjetja publicitare është fantastike

Problemet e tij u rishfaqën papritur gjatë Covid, një periudhë në të cilën Henry ishte në Montreal: “Isha i izoluar, nuk mund t’i shihja fëmijët e mi, ishte e vështirë për mua. Qaja pothuajse çdo ditë pa asnjë arsye, ishte e çuditshme, por në sensin pozitiv”. Ylli francez i lidhi problemet e tij me një fëmijëri traumatike që kaloi duke u përpjekur të kënaqte pritshmëritë e të atit. E, më pas, në një karrierë si lojtar, në të cilën ai gjithmonë përpiqej të kënaqte të tjerët: “Si të kisha veshur një pelerinë, pastaj e hoqa kur ndalova së luajturi. Por kur je në fushë, i shmang problemet, nuk mendon për to. Unë e kam kuptuar vetëm më vonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *