• |
ide | kryesore

Dredhia e Ronaldos me finalen e botërorit. Zbret në Torino pa rënë në sy

Sport



Cristiano Ronaldo ka mbërritur inkonjito në Torino, duke shfrytëzuar orarin e finales së kupës së Botës, për ti shpëtuar vëmendjes së gazetarëve.
Ronaldo mbërriti sot në aeroportin Caselle të Torinos me aeroplan privat, para kompletimit të transferimit të tij në Juventus nga Real Madridi njofton faqja zyrtare e Juventusit në Tëitter.

Portugezi pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore nesër gjatë ditës para se të prezantohet para mediave si lojtar i “Zonjës së vjetër”.

Ronaldo i është bashkuar Juventusit nga Real Madridi për 112 milionë euro, dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë euro



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *