• |
ide | kryesore

Era Istrefi, një shqiptare bën shqiponjën edhe në finalen e botërorit

Paparazzi, Slider



Megjithwse simboli i shqiponjws shkaktoi shumw probleme kwtw botwror, Era Istrefi është përkujdesur që atw ta shfaqw në finalen e turneut.
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj, një gjest që u kushtoi me gjoba dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve.

“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në legjendën e një fotografie që ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare, në Instagram.

Para fillimit të ndeshjes, Era ka kënduar në ceremoninë hapëse të finales së Kupës së Botës 2018, në Moskë

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *