• |
ide | kryesore

“Koreja e Veriut prodhon ende karburant bërthamor”, çfarë thotë sekretari amerikan i Shtetit

Planet



Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Koreja e Veriut vazhdon të prodhojë lëndë djegëse për bombat bërthamore, pavarësisht zotimit të saj për t’u denuklearizuar.

Pompeo, në një dëshmi para Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, tha se SHBA do të vazhdojë të sillet me diplomaci.

“E pranoj se është një rrugë e gjatë derisa Koreja e Veriut të veprojë në përputhje me kërkesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Pompeo, duke shtuar se qëllim i tyre mbetet “denuklearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm”. 

Pompeo tha se një gjë e tillë duhet të ndodhë deri në fund të mandatit të presidentit Donald Trump, në janar të vitit 2021.

Pas takimit me liderin verikorean, Kim Jong Un, më 12 qershor, Trump ka thënë se Phenjani do të braktisë shpejt armët bërthamore dhe se ai nuk paraqet më kërcënim bërthamor.

Megjithatë, javën e kaluar, ai tha se nuk ka “asnjë nxitim” në negociatat për denuklearizim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *