• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Lushnje, 58-vjeçari përplas një fëmijë 5 vjeç, prangoset drejtuesi i mjetit

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Teksa drejtonte automjetin tip “Ford”, shtetasi me inicialet L.B, 58 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur një fëmijë të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorre. Fatmirësisht fëmija 5-vjeçar ka shpëtuar me dëmtime pa rrezik për jetën, dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *