• |
ide | kryesore

Lufta ekonomike/ SHBA kërcënon vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Turqisë

Lajme, Të fundit



SHBA ka kërcënuar se do të vendosë me shume sanksione ekonomike ndaj Turqisë nëse nuk e liron pastorin amerikan. Andrew Brunson mbahet në Turqi prej më shumë se 2 vitesh për shkak të dyshimeve se ka marrë pjesë në grushtin e dështuar të shtetit ndaj Erdogan.

Mosmarrëveshja për lirimin e tij, ka bërë që dy aleatët e NATO-s të vendosin tarifa për mallrat e njëri-tjetrit. Kjo ka përkeqësuar krizën e monedhës turke, lira, e cila ka humbur rreth një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit që nga janari.

Kjo ka nxitur shitjen e gjerë në tregjet e tjera në zhvillim, duke shkaktuar frikë për një krizë globale. Monedha u rikuperua pak, më parë këtë javë, pasi qeveria turke rriti tarifat për importet nga SHBA të makinave, pijeve alkoolike dhe duhanit. Por rimëkëmbja e lirës ndaloi nga kërcënimet e reja të SHBA.

Javën e kaluar, SHBA dyfishoi tarifat e saj mbi importet e metaleve nga Turqia dhe të enjten, sekretari amerikan i thesarit Stiven Mnukin tha: “Ne planifikojmë të bëjmë më shumë nëse nuk e lirojnë shpejt Brunson.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *