• |
ide | kryesore

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, Voltana Ademi Ramës: Mjaft më! Do mbash përgjegjësi

Lajme, Të fundit



Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, 31 vjeç në zonën e Livadhes. Përmes një postimi në Facebook, Ademi thotë se Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin. Ajo i bën apel kryeministrit Edi Rama se do mbajë përgjegjësi për këto ngjarje kriminale.

Statusi i plotë: 
Shkodra po përjeton periudhën e saj më të vështirë ku krimi po bën ligjin! Në më pak se tre muaj janë 6 të vrarë dhe dy persona të zhdukur në territorin e Bashkisë së Shkodrës.
Ankthi për jetën dhe të nesermen po zbret frikshëm në këtë rajon.

Si nënë, motër, grua, si kryetare e Bashkisë së Shkodrës i drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, e Qeverise: Mjaft më! Ju mbani përgjegjësi për këtë që po ndodh!
U drejtohem të gjitha forcave politike, deputetëve e medias, përfaqësive ndërkombëtare në Shqipëri: Ju s’mund të qëndroni indiferent! Askush nuk mund të qëndrojë indiferent! Për fëmijët dhe familjet tona, për të ardhmen tonë e të Shkodrës tonë!

Shkodra nuk është dhe nuk duhet të jetë kurrë kjo e tre muajve të fundit, nuk duhet ta lëmë të hyjë në një rrugë pa kthim.



5 Comments

  1. Sa te koordinuar jane keta te PDs..

    Deklarata ne grup.

    ??? Rama do mbaj pergjegjsi ???/

    Kjo ose eshte debile ose ben vete . Maximumi qe mund ti beni ju ati eshte te mos e votoni. Vetem kaq.
    Po se vriten kriminelat me njeri tjeterin nuk e shqeteson shume ate.. Kjo gje ka ndodhur , po ndodh dhe do te ndodhi.

    Mbani mend ne 92-96 kur Saliu vuri bandat te vriteshin me njeri tjetrin ? ( DHE SHUME MIRE BERI)
    Mbani mend kur Nano perdorte kriminela qe ishin ne burg ( si Nehat Kullen etj) , i nxirrte naten , shkonin eleminonin ate qe i kishin caktuar, dhe ne mengjes futej prap brenda. Alibi me te forte nuk kishte.
    E njejta gje po ndodh dhe tani … dhe e njejta gje do te ndodhi dhe kur te vije Lulushi ne pushtet.

    Kurse kjo biba del dhe ben show duke recituar tekstin qe i ka derguar partia te lexoje.

  2. A ka kontradite deklarata e kryetares bashkise, me ndo nje qendrim pro terroristeve> Ti XXXX, mire e ben qe ben alibi me ngjarijet, por si sot Shqiperia qe eshte pushtuar, e drejtohet nga bandat nuk ka bere vaki. Keta sot jane bashkepunetore, vrasin kundershtare politike, e ekonomike, keta jane organizuar ne tere shqiperine, e po drejtojne pushtetin, e kush duhet te ngreje zerin kunder tyre? JU qe i nxisni me kesi tkstesh, amullie, apo ato qe kerkojne lufte kunder tyre?Piqu edhe ne cike me kohen , qe te mendosh per te aredhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *