• |
ide | kryesore

Stefanno Gabbana ofendon fustanin Dior të Chiarës

Paparazzi, Slider



Chiara në fundjavë kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me këngëtarin italian Fedez, një dasmë madhështore, që u përfol nga të gjithë.

Për fustanet e saj të nusërisë është përkujdesur shtëpia e modës, “Christian Dior”. Por mesa duket Gabbana nuk e ka pëlqyer fustanin e saj duke e konsideruar atë të pavlerë.

Ai komentoi në një postim të “Harper’s Bazaar UK” në Instagram dhe mori shumë reagime të ashpra nga fansat. “E lirë”, komentoi ai, pa asnjë sqarim dhe kaq mjaftoi që fansat të reagonin, duke i shkruar se duhet të ndihej i turpëruar, shkruan Dialy mail. Një komentues i shkruan se, ai reagoi në këtë mënyrë vetëm se është i inatosur që Chiara Ferragni nuk veshi një fustan të dizajnuar prej tij.

“Jo. E gjithë dasma ishte komplet e pavlerë”, ka shkruar Gabanna



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *