• |
ide | kryesore

Edi Rama mallëngjen 3 mijë mësuese me poezinë e Kadarese (VIDEO)

Pikante



Që Edi Rama është një demagog i zoti dhe manipulues i mirë i turmave, kjo është diçka e provuar pas kaq vitesh në politikë. Madje nga të gjitha veçoritë, mund të thuhet se fjalimet publike janë një nga armët më të forta si politikan, dhe ndoshta e vetmja.

Një nga mënyrat që përdor Rama për të bërë për vete turmat e njerëzve, është ndarja në femra dhe meshkuj. Kjo bie në sy me gjasme merakun për t’i dhënë prioritet femrave apo me ironitë që përdor ndaj burrave, a thua se hallin e pronave, çmimet e larta, apo mungesën e sigurisë dhe të rendit e vuan më shumë njëra gjini se tjetra.

Por në një takim me mësueset të organizuar nga Ministria e Arsimit, Rama pati përballë rreth 3 mijë mësuese, shumica prej të cilave femra.

Duke mos pasur mundësi t’i ndajë mësueset në dy sekse përballë njëri tjetrit, duke mos folur dot për rritje pagash, për kushte më të mira pune, për fundin e shkollave me dy turne Rama ia mori mendjen mësueseve me një truk të ri.

I lexoi një poezi. She sërish ia doli.

Në këtë vit kur dhjetëra shkolla në të gjithë vendin janë mbyllur dhe kur qindra mësuese janë hedhur në rrugë,me një poezi, Rama ia doli t’i bëjë për vete më shumë se 3 mijë mësuese. Kjo u pa jo vetëm nga fytyrat e mallëngjyera por edhe duartrokitjet që korri, kur lexoi vargjet e Kadaresë. Shikoni videon dhe foton më poshtë:

 

 



2 Comments

  1. Po si mos e duartrokisnin -Nafijet–Kumandantin e pergjithshem,nje pjese nga dashuria ,nje pjese nga hipokrizia,nje pjese nga ironia ,nje pjese nga frika dhe nje pjese nga servilizmi .Megjithe ate i mori duartrokitjet e mundshme si artist -cirku-.

  2. Si e ka emrin ajo zysha te foto e pare(te kolazhi prej 4 fotosh). ajo zysha qe buzeqesh afer zyshes me syze 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *