• |
ide | kryesore

Fantazma e Air Albania/ A ekziston avioni me emrin “Lasgush” që Rama ngriti në qiell?

Arkiva, Kryesore

Ditën e premte dhe të shtunë, Edi Rama u shfaq në Rinas i emocionuar duke pritur zbritjen e avionit të parë me logon e Air Albania. Avioni, të cilin e kishte pagëzuar “Lasgushi” zbriti në Rinas, duke i dhënë start ceremonisë së inaugurimit që kulmoi me fjalimin plot patos të Ramës se kjo ishte një ëndërr që bëhej realitet.

Për dy ditë me radhë, ra në sy promovimi i papërmbajtur për fluturimin e parë të Air Albania. Avionët u pagëzuan me emrat e poetëve, Lasgushi sot, Migjeni nesër e më vonë Noli. Të nesërmen Rama, në rolin e stjuardesës i uroi udhëtim të mbarë studentëve të ekselencës që udhëtuan me të njëjtin avion drejt Stambollit. E gjitha kjo shfaqje, pasi për muaj me radhë postonte video dhe foto, të të njëjtit avion që ishte në proces lyerjeje.

Por menjëherë pas ceremonisë, një sërë pikëpyetjesh u ngritën mbi aktivitetin që Edi Rama organizoi në Rinas. A ishte avioni i regjistruar në regjistrat shqiptarë? A ka nisur punë vërtet Air Albania? Çfarë inauguroi Edi Rama në Rinas? A ishte e gjitha një show boshe, për të mbushur ekranet e Rilindjes?

Denoncimi u bë fillimisht nga deputeti i PD-së Endri Hasa që publikoi të dhënat online të Albcontrol, të cilat tregonin se avioni që u ngrit ishte në regjistrin turk me kodin TK6888, pra një fluturim shtesë i Turkish Airlines.

Konfirmimi u dha nga eksperti i aviacionit, Dritan Goxhaj i cili shpjegoi në një intervistë për Faxneës se nëse avioni do të ishte i një kompanie shqiptare, do të rezultonte me kodin AZ, që është i regjistrave shqiptarë, por kodi TK tregon se ai është një fluturim i Turkish Airlines.

Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë rezulton se qeveria ka organizuar një aktivitet dhe një pritje promovuese për një avion fantazëm, për një avion të Turkish Airlines të lyer me bojë me ngjyrat kuqezi dhe me logon e Air Albania.

Pritej që Rama ta përgënjeshtronte me forcë këtë version të historisë, pasi në Rinas kishte folur për ëndrrën që iu bë realitet dhe për fillimin nga puna të kompanisë.

Sepse duket e pabesueshme, që pas gjithë atij aktivitetit, fjalimeve dhe fluturimeve, të zbulohet se avioni i Air Albania nuk ka fluturuar realisht. Duket e pabesueshme që udhëtimi i studentëve të ekselencës drejt Stambollit me avionin e kompanisë Air Albania të mos ketë ekzistuar në dokumentacion dhe kësisoj entuziasmi i Ramës në Rinas të paskësh qenë po aq i rremë.

Për të provuar të kundërtën doli në ERTV, Belinda Balluku, drejtoresha e ALBCONTROL. Duke folur me ironi për të gjithë ata që javët e fundit kanë dalë si ekspertë të aviacionit, Balluku pritej të jepte një provë të qartë, me një dokument ku do të provonte se avioni që u ngrit në Rinas nuk ishte avioni i radhës i Turkish Airlines, i kamufluar si “Lasgushi”, por të ishte vërtet fluturimi i parë i kompanisë Air Albania.

Por nga Albcontrol nuk doli asnjë dokument, asnjë fakt i ri, që do t’i rrëzonte të gjitha dyshimet se mashtrimi me logon e Rilindjes ka kapur nivelet qiellore.

Ajo që tha Balluku ishte qesharake.

Përderisa avioni ishte i lyer me bojë me ngjyrat kuqezi dhe me logon e kompanisë, arsyetoi drejtoresha e Albcontrol, atëherë kjo ishte provë se avioni ishte i Air Albania.

“Ne flasim për avionët sikur janë lodra, por janë pajisje shumë të shtrenjta dhe që kompanitë e mëdha si Turkish nuk i kanë as në pronësi.

Një avion për t’u lyer kushton rreth 130, 150 mijë euro dhe nuk besoj që është çmendur Turkish për të marrë dhe lyer një avion për të bërë thjesht një fake neës me emrin “Air Albania”, shprehet Belinda Balluku.

Arsyetimi i drejtoreshës së Albcontrol, që nuk shfaq dot një dokument të provojë se ky avion është i kompanisë Air Albania nuk është rastësi. Sepse Air Albania nuk ka ende liçensën e fluturimit dhe çertifikatën e operimit nga shteti shqiptar, procedura këto që zgjasin disa muaj. Për këto arsye ajo rezulton të jetë ende pa asnjë avion në përdorim. Si e tillë, fluturimi ishte i një avioni fantazëm, që në dokumente zyrtare rezulton si i Turkish Airlines, kurse në mendjet dhe në sytë e zyrtarëve të Ramës, që e kanë ngjyrosur kuqezi, ngjan me një avion të Air Albania.

Procesi ngjan me një devijim psikollogjik të rëndomtë në radhët e demagogëve, që duke përsëritur pa fund gënjeshtrat, nisin t’i besojnë edhe vetë se janë realitet.

17 Comments

  1. Po atehere , kur pretendoni se kjo shoqeri aviacioni nuk egziston , eshte fantazem , pse ulerisni qe eshte biznes i familjes Rama ?

    Meqe kjo kompani aviacioni nuk egziston perse gjithe kete zhurme ? Ne janar do te vertetohet nese te gjitha keto jane te verteta apo jo ?

    Nuk e kuptoj , se ku eshte interesi i Rames per nje genjeshter kaq te madhe.

    ose ju jeni aq te deshperuar sa qe shkruani budallalliqe.

  2. Te kete rene kaq posht ( menderisht ) bushati ?

    ‘ESHTE FANTAZEM , NUK EGZISOTN’…

    nuk e di si do shkrauje kur te filloje fluturimet kjo shoqeri ajrore.

    1. i ka filluar o lali!!
      këta thonë se ajo i ka filluar sepse palloshi ynë,ai qytetari i pastër i tironës mbajti fjalim!!
      tha se onrra u bo realitet!!kurse ti akoma në ondërr!!
      zgjohu lali zgjohu!!

  3. Nje histori originale dhe e vertète e ndodhur ne Kukes ne kohe te Partise.Ne ate kohe,Luan Muhameti ish Minister i Transporteve vjen per te bere nje mbledhje me Punonjesit e Parkut.Salla ishte ne Kat te dyte dhe poshte ishte gomisti.Fillon mbledhje por gomisti vazhdonte te bente goma,ndersa Ministri fliste.Zhurma po behej shqetesuese dhe drejten i parkut i thote nje punetori,shko thuaj atij gomisti mos na bej dang-dang.Doli punetori ne oborr dhe i therriti gomistit:- Ça je tu bo bre,a te ngjojme dang- dangun tan a dang- dangun e Ministrit…….Ne kemi pèse vjet qe degjojme vetem dang-dang nga Kryeministri,po Cudi nuk e di pse nuk na bezdis kjo zhurme.

  4. Vetem nevojtoret nuk jane pershkruar ,a jane shqiptare apo turke,asnje ne bote nuk merret me keto karlliqe,keto jane turpe kalamajsh.Shkrimi eshte shume i dobet,a thua se po te jete nga AIR-Berati apo Al-Blushi do te ndryshoje gje? Asgje,paguani dhe shkoni.

  5. O i pa emer-i 14,46′ ate motren dhe gruan ku ta kesh me liber shtepie soj e e fis te shkerdhevshim qe nuk rri pa na i marre ne goje ,po ke mesuar nga kurvat e shtepise qe ke ne sojt dhe sorollopt qe e mbajne tere diten ne goje se vendin e kane bere si shpella e dragobise o pederast autik.

  6. Shteti shqiptar ka vetem10% te aksioneve vetem per lagon te tjerat i ka mazhoranca e aksionerve,kjo eshte A e bisnesit

    1. shteti shqiptar ka merr dhe taksat e 100% te investimit sepse komania eshte regjistruar ne minstrine tone te financave.

      Pra nese kjo shoqeri do te kete fitim 1000 euro atehere ky fitim do taksohet 15% dhe shteti shqiptar merr 150 euro.
      Dhe ajo qe mbetet ( fitimi neto , mbas taksave shpenzimeve, sigurimeve shoqerore etj afersisht 750 euro ) ndahet ndermjet aksjonereve , qe shqiperise i bie 10% pra 70 euro.
      Pra ne total shqiperia merre afersiht 220 euro ( 22%) .
      Nuk eshte aq e thjeshte.

  7. mos u beni kopetente ne cdo gje dhe mbronu argumenta kot. un qe po ju flas i njoh shumire procedurat dhe avioni Air Albania ka vetem niptin shqiptar se si avion si nr fluturimi eshte i turkish . fluturimi ka qene nje farse e Rames dhe nje gafe procedurash . ermi Lasgush nuk eshte shkruajtur gjekundi ne avion por vetem ne shpikjet e Rames.
    e vetmja kompani ajrore shqiptare per momentin eshte Albawings .
    problemi tjeter i Rames eshte se kjo kompani ka vetem 10% shtet dhe i perket Albkontrollit qe sduhet te behet pale me asnje kompani e jo me aksionere. 90% te tjera jane bisnese rama erdogan .
    KETO JANE TE VERTETAT QE DUHET TI DINI

  8. Edi RAMA qe ne fillimet e tij si kryetar bashkie ne Tirane u lidh me mafien e ndertimeve dhe televizionit te ashtuquajtur DULAKU.EDI RAMA nepermjet DULAKEVE te Vizion + ka lare para te pista pafund duke ju dhene leje ndertimi ilegalisht,duke mos i taksuar dhe duke i manipuluar lajmet ne median DULAKU te perlyer me lajme fallco.DULAKET e Vizion + jane nje nder keto oligarke qe nepermjet firmes se tyre te ndertimit EDIL AL shpk kane mare shum tendera pa nje konkurence te drejte dhe duke pushtuar toka jo te tyret.Kjo firme ndertimi ka shume shkelje te cilat duhet te hetohen pasi ne shkelje te ligjit pa paguar taksa ka mare tendera pafund.

    DULAKET e Vizion + jane nje nder mafiet qe kontrollojne kete shtet,nje mafie qe zoteron pjese kyce te Tiranes,ndertime e kush zoteron hapesiren zoteron shtetin.

    DULAKET E VIZION + duhet te hetohen nga Vettingu per evazion fiskal e pasuri te padeklaruara e duhet te hetohen per krim ekonomik.Kjo duhet te behet dhe per oligarket e tjere te tipit Samir Mane.

    EDI RAMA me DULAKET e Vizion + eshte i lidhur drejtperdrejte,keta te fundit i financojne fushaten politike duke e mare pushtetin me ane te parave te pista.Parate e pista qe qarkullojne ne sipermarrjen DULAKU jau kalon atyre te boseve te Amerikes Latine.

    Mjafton te imagjinosh sa biznese zoterojne DULAKET per te vleresuar sesa e kane kapur shtetin duke eleminuar konkurrencen e lire e duke marre favore prej EDI RAMES.

    Genc Dulaku,Artan Dulaku e te tjere kopila DULAKU duhet te hetohen mevetesisht per demet ekonomike e financiare qe i kane shkaktuar shtetit shqiptar.

    Oligarket DULAKU te cilet jane bere pashallare saje pazareve te pista te politikes duhen hetuar e burgosur medoemos per te garantuar fuqine e ligjit.

    Vettingu duhet ti lage dhe keto bij bushtrash qe kane vjedhur hapesiren publike,financat e ketij vendi etj etj.

    HETOJINI HETOJINI!

    Ju qe e lexoni informohuni me teper rreth ketyre plehrave.

  9. Nuk di si i besoni akoma Rames, nje mashtrues me kollare, qe nuk ben asgje nga ato qe thote, dhe nuk thote asgje mga ato qe ben. Eshte nje mashttues ordiner ne thelb, tashme i demaskuar ne llojin e vet. Do mbetet turpi i ketij vendi . Eshte nje karikature politike, nje ordiner aktor, qe mendon se me kete lloj demagogjie do ja dale gjate. Une nuk i besoj asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu