• |
ide | kryesore

Champions/ Ajax tregon forcën, Shakhtar barazon në fund

Sport



E mërkura e Champions ka nisur me shumë gola në dy ndeshjet e para të Grupeve E dhe F. Ajax Amsterdam nuk e ka diskutuar suksesin përballë AEK Athinë, edhe pse grekët kanë bërë rezistencë për një pjesë loje, ndërkohë që në Ukrainë, vetëm në minutat e fundit Shakhtar i ka shpëtuar humbjes në debutim.

Hollandezët e Ajax që kishin lënë në pankinë dy nga yjet e tyre më të shkëlqyer Dolberg e De Ligt kanë marrë avantazhin vetëm në minutën e 46 me Tagliafico. Pas shënimit të golit ka qenë e pamundur për grekët të reagojnë dhe De Beek e akoma Tagliafico i kanë dhënë sigurinë dhe golavarazhin Ajax, që vendoset menjëherë në krye të grupit E.

Në sfidën tjetër, atë për Grupin F, dy herë në avantazh Hoffenhaim, me golat e Grillitsch dhe Nordtveit, nuk ka mundur të dalë nga transferta me pikë të plota. Shakhtar ka barazuar provizorisht me Ismaily, ndërsa vendimtar në minutën e 81 ka qenë goli i Maycon, që i jep skuadrave nga një pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *