• |
ide | kryesore

Sondazhi me Rita Ora-n, Dua Lipa reagon ndaj moderatorit shqiptar

Paparazzi, Slider



Moderatori i televizionit Koha.net në Kosovë, Adriatik Kelmendi ka bërë një sondazh në llogarinë e tij në Facebook, të cilin më pas e ka shpërndarë edhe në Twittër. Ai ka publikuar një foto të Dua Lipës dhe Rita Orës e pyet ndjekësit e tij se cila prej dy këngëtareve u pëlqen më shumë.

Miqtë e tij kanë votuar për Rita Orën dhe duket se kjo gjë ka acaruar dua Lipën, e cila ka vendosur të mos e ndjek më moderatorin në Twitter. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Në Kosovë e pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën! Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%.
Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfolloë në Tëitter.
Tregojini që unë nuk kam faj – ju keni votu’! “- ka shkruajtur ai përbri votimit të mbyllur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *