• |
ide | kryesore

“El Mundo” zbulon arsyet e largimit të Cristiano Ronaldo nga Real Madrid

Sport



Që në maj 2017 Cristiano Ronaldo e kishte konsideruar largimin nga Real Madrid sipas gazetës spanjolle “El Mundo”. Ylli portugez kishte organizuar një takim me këshilltarët e tij ligjor në shtëpinë e agjentit të tij, të famshmit Jorge Mendes, që kur filluan shqetësimet e para me drejtësinë spanjolle në lidhje me detyrimet fiskale.

Konfuz dhe i zemëruar nga akuzat, një Ronaldo që pranoi tek avokatët e tij se nuk dinte shumë dhe që mendonte se ishte në rregull, tha se ishte i zemëruar me faktet e publikuara nga autoritetet tatimore spanjolle. Në këtë pikë, u fol se Cr7 i kërkoi drejtuesve të Real Madrid një kontratë të re dhe një rritje të konsiderueshme të pagës për të kompensuar goditjen financiare që i erdhi nga autoritetet tatimore spanjolle, njësoj siç u veprua me Messin në Barcelonë.

Përgjigjja negative e herarkisë madrilene dhe distancimi i drejtuesve ndaj problemeve fiskale të Ronaldos është kuptuar si një “tradhti” nga ky i fundit. Arsyeja tjetër ishte fakti që Neymar paguhej më shumë se ai pas transferimit te PSG, ankesë të cilën CR7 e përmendte shpesh në dhomat e zhveshjes. Edhe Zidane duket se i ka thënë dy fjalë Florentino Perez sipas El Mundo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *