• |
ide | kryesore

Irina flet për Cristiano Ronaldon,’Nuk është mashkull i ndershëm’

Paparazzi, Slider



Fillimisht u akuzua për përdhunim, proces që sapo ka filluar dhe gjërat nuk duken aspak mirë, ndërsa tani ish e dashura e tij Irina Shayk ka vendosur të thyejë heshtjen e të tregojë për herë të parë arsyen e ndarjes.

Ata janë njohur në vitin 2010 në një event dhe kanë qëndruar 5 vjet bashkë. Ndarjen e ka kërkuar pikërisht Irina sepse sipas saj, 34-vjeçari e ka tradhëtuar me vajza të tjera gjatë kohës që ishin bashkë.

“U ndjeva budallaqe, kisha besim tek ai dhe i qëndrova pranë kur dolën thashethemet se kishte pasur lidhje me disa vajza të tjera. Kur e mësova të vërtetën ishte shumë e rëndë. Ronaldo nuk ishte mashkulli ideal për mua, mashkulli im ideal është i ndershëm, “gentleman” që di si të sillet me gratë. Nuk besoj tek burrat që na bëjnë të vuajmë sepse vetë ata nuk janë pjekur akoma.”- ka thënë ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *