• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë, iu hidhet eksploziv në banesë 2 vëllezërve

Lajme, Të fundit



Një shpërthim ka ndodhur pak para mesnatës së kaluar në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 23:30 të natës së kaluar në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasve B.M. dhe R.M. është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *