• |
ide | kryesore

Vidhet trofeu i “Tour de France” në Britani

Paparazzi, Slider



Trofeu i fituar nga Geraint Thomas në Turin e Francës së këtij viti është grabitur. Lajmi u konfirmua nga vet skuadra e tij “Team Sky”, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit.

Trofeu u ekspozua në “Cycle Shoë” të mbajtur në Birmingham, së bashku me trofetë e Xhiros së Italisë 2018 dhe Turit të Spanjës të vitit 2017.

Në komunikatë, “Team Sky” theksonte se policia u njoftua për këtë grabitje, me këtë të fundit që nisi hetimet në kërkim të trofeut të “Grand Boucle” të këtij viti.

Vet Geraint Thomas ka reaguar pas kësaj ngjarjeje, duke theksuar se është një episod aspak i këndshëm.

“Trofeu ka një vlerë të kufizuar, por një domëthënie të madhe për mua dhe skuadrën”, deklaroi Thomas. “Shpresoj që grabitësi ta rikthejë. Trofeu është i rëndësishëm, por ato që kanë më shumë rëndësi janë kujtimet e kësaj vere të pabesueshme dhe ato askush nuk mund t’i grabisë”, shtoi më tej ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *