• |
ide | kryesore

“Krimi te blloku, krimi te blloku” Video e Ramës që përqesh Rudina Xhungën në emision

Pikante



Natën e kaluar, në debat me gazetarët në emisionin Dritare në Neës24, Edi Rama u shfaq i nervozuar, agresiv dhe shpeshherë ofendues përballë gazetarëve që i kërkonin llogari për pikat e basteve, kanabisin, krimin në politikë, rastin e Xhisiela Malokut apo për audio-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. Dhe siç bën përherë, për t’i shpëtuar fakteve dhe argumentave, Rama u mor me gazetarët në studio.

Një nga këto momente ishte kur nisi të përqeshë dhe të imitojë, drejtuesen e emisionit Rudina Xhunga që thjesht i kujtoi krimin që ndodhi në bllok me një të vrarë dhe disa të plagosur. Shikoni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=8p9zouDjWAU&feature=youtu.be



2 Comments

  1. uueeee ca boni kshu ju mer…o gazetare, a keni meshire, a e shifni qe eshte bo robi per 1 vize te bardhe ??? gjynof, e bote per 1 kg kokakola…akoma bisedoni me kte…bojkotojeni ne mase, ai ju therret kazan e shpifes, ju e therrisni ne debat…car vend k@r

  2. Ndihmojne njeri-tjetrin o vella. Keta e mbajne kete ne fron me propagande, ky i mban keta ne pune me audience e rroga

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *