• |
ide | kryesore

Vrasja në bllok, Popescu dyshohet se fshehu armët (Dëshmia)

Kryesore



Dëshmia e Redi Popescut për përplasjen me armë mes grupeve të Ervis Martinajt dhe të Elvis Matajt nxorri si motiv të ngjarjes ngacmimin e Elvana Gjatës. Por sa më shumë zbuloheshin detaje të ngjarjes, aq më i dyshimtë dukej ky motiv i krimit, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxhaj dhe të plagosur Ervis Martinajn dhe Elion Haten.

Në arrati janë ende komando Marviol Billo dhe Ervin Mataj, të dyshuar për vrasjen në rrethana ende të paqarta.

Redi Popescut i janë vënë prangat pikërisht për rrethanat në të cilat ndodhi krimi. Akuza është për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, ose më saktë dyshohet se Popescu ka ndërhyrë në vendin e krimit, duke fshehur armë dhe telefona, pas shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve.

Në dëshminë që dha në prokurori, Popescu tregoi se gjatë shkëmbimit të zjarrit ai u fsheh pas banakut dhe në dalje është përpjekur të japë ndihmën e parë për të plagosurit.

Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat pushuan, afër banakut ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte i plagosur në qafë dhe e kam marrë dhe e kam zbritur deri poshtë shkallëve, ku e kam drejtuar drejt taksive. Dua të shpjegoj se kur dola nga banaku të gjithë personat kishin ikur, përveçse personit që ishte i vrarë dhe një person tjetër afër derës që ishte duke u përpëlitur. Më pas unë kam vazhduar të rri në trotuar me shishe në dorë për t’i kthjelluar. Më pas unë kam lënë shishen në trotuar dhe jam kthjelluar. Në këtë moment kam parë dy motorë policie dhe u kam ngritur dorën, duke i njoftuar për atë që kishte ndodhur. Më pas kam hyrë brenda së bashku me forcat e Policisë”.

“Pasi kanë mbaruar të shtënat në lokal, unë kam qenë i shtrirë poshtë banakut. Te vendi ku isha unë i shtrirë, ka ardhur Ervis Martini pranë meje dhe ai ishte i shtrirë dhe po më thoshte: “Më ço në spital”. Unë e pashë që po i dilte gjak nga qafa. Jemi ngritur të dy, Ervisi mbahej nga krahu im. E kam shoqëruar deri te fundi i shkallëve dhe i kam thënë që merr një taksi. Ervisi iku në drejtim të lokalit “KFC” dhe më pas nuk e pashë. Ndërkohë që po shoqëroja Visin për ta nxjerrë nga lokali, te dera kryesore e dyqanit ishte dhe një djalë i shtrirë i plagosur, i cili kishte ardhur me Ervisin. Këtë djalin, kur jam kthyer përsëri në lokal, nuk e kam parë dhe nuk e di se nga iku. Edhe personi që ngeli i vrarë në lokal, kishte ardhur me Ervisin, pra, ishte shok apo shoqërues i tij nuk di ta them.”

Pikërisht në këtë skenë, kur nga lokali ishin larguar të dy grupet dhe kur ende ishin të shtrirë të plagosurit, dyshohet se Popescu është përfshirë në ngjarje duke fshehur armët e krimit.©Lapsi.al



8 Comments

  1. Me kete prokurori qe e kerkon lekun si qente zagare nuk do shpetonte bytha e ketij qe eshte i skeduar.. thjesht presioni te dorezohet parate aty ku duhet eshte kjo lufte kaq e madhe ndaj Vis Martinit, konkurrenti nr 1 i Bast Arena she Eurolive se Met Mane u eliminua me helmim.

  2. Po i vjen rralla zenit tani vini ne burg,redi ne burg,stresi ne burg pergjimet shkojne te zeni bosi real i ketij rrjeti te perzier bastet me drogen dhe politiken,saliu refuzon te flase per ngjarjen ne bllok

  3. Mos harroni luget e floririt qe ushqehen keta te familjes se saliut deri,kohe me para ushqeheshin me duar nuk mbushnin barkun me buke,tani me luge floriri,ku i gjen parate ky pusht,dobic,vrases,por Azemi po vjen sali,nentori eshte afer,si qen do ngordhesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *