Një reper kanadez ka humbur jetën pasi ra nga një aeroplan ndërsa xhironte klipin.Jon James McMurray po filmonte një marifet të rrezikshëm për një video të re muzikore në krahun e aeroplanit kur ra poshtë.
34-vjeçari vdiq në British Columbia të shtunën.Reperi po bënte marifetin në krahun e Cessna kur aeroplani papritmas shkoi në një spirale në rënie.Ai mbante parashutë, por nuk pati kohë që ta tërhiqte sepse ishte mbërthyer në krahun e avionit për një kohë të gjatë.
Në momentin kur u shkëput nga aeroplani ishte shumë afër tokës dhe Jon u përplas në tokë.