• |
ide | kryesore

Pas largimit nga Babastars, Skivi krah grupit të Gjikos, a do të ketë një bashkim me Ledrin?!

Paparazzi, Slider



Ledri Vula dhe Visar Shala i njohur ndryshe si Skivi, kanë qenë pjesë e një grupi bashkë, në fillim të karrierës së tyre.
Sot ata nuk kanë asnjë raport me njëri-tjetrin, madje shihen si rivalë, por pas largimit të Skivit nga “Babastars”, të gjithë po e shohim një mundësi për pajtim.
Skivi tashmë vazhdon të veprojë si artist i lirë. Së fundmi, ai u pa në studion e Big Bang Beats, vëllait të Gjikos, aty ku Ledri ka realizuar projektet e viteve të fundit.

Ka qenë miku i Skivit, Alberti, (edhe ky dikur pjesë e “Babastars”) i cili në Instastory ka publikuar disa fotografi ku Skivi shihet nën shoqërinë e Gjikos dhe të vëllait të tij, madje në studion e tyre po realizon një këngë të re.
Nuk e dimë sesi do të reagojë Ledri në lidhje me këtë foto, por afrimi i Skivit me grupin e Ledrit na bën të shpresojmë për një pajtim mes tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *