• |
ide | kryesore

Fatma Methasani: Historia ime e dashurisë me Alfion si Tommy dhe Jerry

Paparazzi, Slider



Javët e fundit moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjitha mediave rozë, pasi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë.
Ishte Alfio ai që postoi i pari foto me Fatmën duke shprehur dashurinë për të, duke pranuar lidhjen e tyre, ndërsa Fatma zbuloi në “Ftesë në 5” se ajo dhe shefi i kuzhinës kanë prej thuajse dy vitesh që janë në një lidhje dhe tashmë bashkëjetojnë.

Ndërsa sot në një intervistë për “Panorama plus” moderatorja tregoi se si ka rrjedhur historia e tyre e dashurisë, si i vodhi zemrën Alfio e deri tek arsyet pse e mbanin lidhjen të fshehtë.
E pyetur se si ja vodhi zemrën Alfio, Fatma u shpreh: “Jo me receta se unë nuk jam shumë llupëse. Ka tentuar me ushqime, me lule, me ëmbëlsira, me mesazhe dehëse, me dashuri, por në fund mendoj ia ka dalë me këmbënguljen e tij. Një Zot e di, si nuk u dorëzua!”
Ndërsa për mbajtjen e lidhjes larg mediave ajo tha: “Nuk mendoj që njerëzit përdorin strategji në çështje personale. Nuk ka qenë e qëllimshme as ta mbaja të fshehtë dhe as ta bëja publike. Thjesht ndodhën”.

Gjithashtu ajo tregoi se ta mbanin lidhjen të fshehtë gjatë kohës që punonin në të njëjtintelevizion ishte një sfidë më vete.
“Ishte çdo ditë mision më vete. Unë jam pak ‘workahoolic’ si natyrë dhe në punë nuk e humbas fokusin. Më tepër se e vështirë, ka qenë interesante” – tregoi Fatma.
E pyetur se si do ta përkufizonte marrëdhënien në çift me Alfion, ajo tha se duken si “Tommy dhe Jerry”, por me fund të lumtur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *