• |
ide | kryesore

Mohamed Hadid çantë Hermes 50 mijë dollarë me pikturën e vajzës së tij Bella (FOTO)

Paparazzi, Slider



Nëse jeni ndjekës të Gigi dhe Bella Hadid, atëherë është e sigurt që dini shumë detaje për jetën e tyre private.

Ndaj nuk është habi të njihni babain e tyre, Mohamed Hadid, i lindur në Palestinë, bizneset e të cilit arrijnë në 100 – 200 milionë dollarë.

Por ajo që mund t’ju kishte shpëtuar është fakti se, ai ka blerë një çantë “Birkin” dedikuar të bijës 22-vjeçare Bella.

Çanta luksoze me dizajnin e lëkurës së gjarprit është e zbukuruar me syrin e supermodeles.

“Syri magjik i Bella-s i pikturuar me akrilik në lëkurën e pitonit”, shkruan në postimin e tij Mohamed Hadid.

Kostoja për këtë çantë biznesmenit i ka arritur deri në rreth 50.000 dollarë, pavarësisht se shifra nuk është ekzakte pasi flitet për një vepër arti.

Babai krenar i Bella-s, Anwar-it dhe Gigi-t, shpesh komenton lidhur me tre fëmijët e tij modelë në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *