• |
ide | kryesore

Sekretet që i mbajnë partnerët njëri tjetrit

F1, Stil



Të gjithë i kemi skeletet të fshehura diku. Pak mister, nuk i bën keq romancës.

Por cilët janë disa nga sekretet që partneri/a na mban të fshehtë:

Probleme në punë: Kjo ndodh vetëm në rastet kur partneri pezullohet ose është në prag të pushimit nga puna.. Me siguri ai/ajo po kalon një periudhë të tmerrshme në punë. Por sërish, nuk do t’iu tregojë asgjë. Ah, krenaria!

Të gjithë mendojmë se dikush është tërheqës ose seksi, por deri në pikën sa t’ia rrëfejmë partnerit? Joooooooooo. Gjithsesi, derisa ai/ajo nuk vepron, le ti ‘plasë’ sytë ku të dojë.

Mos ëndërroni se dini gjithçka për fëmijërinë ose periudhën e adoleshencës. Secili prej nesh, nuk tregon se cfarë ndodhi në periudhën kur hormonet nuk kontrolloheshin dot.

Partneri juaj mund t’iu thotë sesa shumë e dashuroi dhuratën apo festën që i organizove për ditëlindje, por lutu të jetë e vërtetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *