• |
ide | kryesore

Milan copëtohet: Dëmtohet Higuain, rrezikon Juventus

Sport



Pas Caldara, Biglia, Bonaventura, Calabria e Calhanoglu, Milan humbt edhe Gonzalo Higuain. Argjentinasi është detyruar të braktisë fushën e Friuli gjatë ndeshjes kundër Udinese për një goditje në shpinë të marrë në një kontrast në mesfushë me Mandragora.

Pipita pasi mori ndihmën e parë, provoi të vazhdonte ndeshjen, por në minutën e 35 kërkoi zëvendësimin, duke qenë se ndjente shumë dhimbje.

Një dëmtim për tu vlerësuar, në mënyrë që të kuptohet nëse bëhet fjale vetëm për një goditje, apo dicka më shumë. Sidoqoftë situata është preokupuese në javën që, përtej sfidës së Europa League kundër Betis, sjell në San Siro në kampionat Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *