• |
ide | kryesore

Debutim me shtyllë, por Eros Grezda premton “shkëndija” për Rangers

Sport, Video



Debutimi i Eros Grezdës nuk ishte ai më i miri, por sulmuesi shqiptar ka premtuar se me mbështetjen e Rangers do të përmirësohet më shumë, duke i dhënë kështu kontributin që pret tekniku Steven Gerrard nga ai.

I mbërritur në Skoci për 2 milion euro nga Osijek, por me një dëmtim në kavilje, 23 vjecari ka pritur ndeshjen me St Mirren për tu rreshtuar për herë të parë si titullar.

Megjithatë Grezda nuk ka mundur të lërë gjurmë në ndeshje, duke u zëvendësuar në minutën e 55 në Simple Digital Arena. Ndoshta edhe me pak mungesë fati, sepse goditi shtyllën pikërisht përpara se të zëvendësohej nga Daniel Candeias, që shënoi golin e parë të vonë në suksesin 2-0 të Rangers. “Mendova se topi po hynte në portë. Më duhej edhe pak fat, por e rëndësishme që fituam. Jam shumë i lumtur”

Por Grezda ka premtuar pas ndeshjes se do të përmirësohet edhe më shumë. “Nuk ishte keq, por nuk jam ende ku duhet sepse ishte ndeshja ime e parë si titullar. Jam shumë i lumtur, por do të bëhet akoma më mirë”.

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë ka treguar se nuk e ka vuajtur pjesën e qendrimit në pankinë për një kohë të gjatë, duke qenë se ishte koshient se vinte nga dëmtimi dhe në një kampionat të panjohur.

“Prisja shansin tim. Të gjithë e dinin se nuk luaja për një kohë të gjatë se isha i dëmtuar. Ndihem më mirë dhe po kthehem. Më duhen më shumë ndeshje dhe do jem gati”.

Tekniku Steven Gerrard është shprehur i kënaqur me provën e Grezdës. “E pashë të rritej gjatë lojës. “Momentet e tij më të mira ishin me shumë mundësi 5 minutat e fundit në fushë. Goditi shtyllën, por nëse do të kishte shënuar do ta kishte ndihmuar shumë. Kaloi një dëmtim të keq, por do të përmirësohet akoma.”



2 Comments

  1. Hello there

    I just checked out your website lapsi.al and your site takes longer than 3 seconds to load 🙁

    If your site takes so Long Time To Load you are losing more than half your traffic & 50% of visitors won’t return if they have trouble loading a page…

    That’s a really expensive mistake to make, specially if you are paying for traffic. I can help you to improve that.

    Please contact me by my email for details: [email protected]

    Regards,
    Riggins

  2. Hello

    Tired of Waiting FOREVER to earn a profit online?

    NEW Web-App Allows You To Legally Hijack Traffic And Authority From Wikipedia AND YouTube To Earn Affiliate Commissions In 24 Hours Or Less – in ANY Niche!

    No Previous Skills Or Experience Required. You can literally be a COMPLETE Newbie and Get RESULTS with just 5 minutes of actual “work”..

    IF YOU ARE INTERESTED, CONTACT US ==> [email protected]

    And Of Course, You Also Have A 30-DAY, YOUR-MONEY Back GUARANTEE
    Once you Join TODAY, You’ll Also GET AMAZING BONUSES

    Regards,
    TrafficJacker

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *