• |
ide | kryesore

Dëmtim i tmerrshëm për Welbeck, sezon i mbyllur me Arsenal

Sport, Video



Një dëmtim i tmerrshëm për Danny Welbeck, që kohët e fundit po përndiqet nga fati i keq: dyshimi është për një frakturë e tibias e fibulës në këmbën e djathtë. Qendërsulmuesi i Arsenal është dëmtuar në kaviljen e djathtë në ndeshjen e Europa League kundër Sporting. Kontrast i pafat për anglezin, që kërkoi të godiste topin me kokë në krosimin nga e djathta, por rrëzimi ka qenë fatal për 28 vjecarin, që ka mbetur në tokë me dhimbje, duke bërë që të asistohet në ndërhyrjen e shpejtë mjekësore edhe me oksigjen, për ti lehtësuar frymëmarrjen.

Nuk është kohë e bukur për Welbeck, që tek Arsenal nuk po gjen paqe: për shkak të dëmtimit në gjurin e djathtë sulmuesi qendroi praktikisht dy vjet jashtë dhe tani rrezikon sezonin, duke parë intensitetin e dëmtimit. Megjithatë, Topcinjtë presin daljen e rezultateve pas kontrolleve. Shkalla e dëmtimit është kuptuar edhe nga reagimi i shokëve të skuadrës, mbi të gjithë Mattéo Guendouzi, që vuri menjëherë duart mbi fytyrë për të mos parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *