• |
ide | kryesore

Ekspertja i përgjigjet pyetjes: “Përse tradhtojnë gratë?”

Stil



Tradhtia po bëhet gjithmonë e më e pranishme në jetën e europianëve. Tashmë një në dy persona e pranon se ka tradhtuar partnerin. Interesant është se për herë të parë janë femrat që kalojnë meshkujt në këtë drejtim. Frustrimi seksual, mungesa e vëmendjes, përditshmëria e zymtë, janë disa prej arsyeve. Ekspertja e njohur franceze, Isabelle Martin shpjegon se përse është rritur kaq shumë numri i femrave që tradhtojnë.

-Janë të frustruara seksualisht. E trishtë, por e vërtetë. Për fat të keq, shpesh është frustrimi seksual që i bën njerëzit të kërkojnë fatin e tyre në krevate të tjera. Frustrimi në krevat është argumenti më i zakonshëm i femrave që tradhtojnë.

-Ndjehen të padashuruara. Ndjenja e mosdashurisë apo dëshirës është një faktor tjetër rreziku për tradhtitë. Jeta e përditshme, punët e shtëpisë dhe fakti i vetëdijshëm që do kesh marrëdhënie me një partner gjithmonë, bëjnë që të hidhen tek tradhtitë.

-Mungon diçka ekstra në marrëdhënie. Çuditërisht, gjithnjë e më shumë njerëz thonë se nuk janë të lumtur në marrëdhënie pasi ndjejnë se mungon aventura, emocioni. Kjo i çon në kërkim të një personi krejtësisht të huaj.

-Sindroma e herës së fundit. Është e mrekullueshme që të kalosh jetën me një njeri. Por për fat të keq kjo mund të sjellë edhe panik. Ndaj shumë femra tradhtojnë për të shijuar ‘herën e fundit’.

-Mundësi e mirë. Interesant është se njerëzit nuk tradhtojnë me herën e parë që u jepet mundësia. Por përvoja ka treguar se nëse i jepet mundësia e duhur dhe sidomos kur është mundësi e mirë, ata e bëjnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *