• |
ide | kryesore

Adrola Dushku, dedikimi i ditëlindjes për djalin

Paparazzi, Slider



Adrola Dushi ka udhëtuar drejt Parisit ditën e djeshme për të festuar përvjetorin e 5-të të lindjes së djalit të saj, Troi.Siç edhe është shprehur edhe më parë, këtë vit ajo do të realizojë ëndrrën e djalit të saj për të udhëtuar drejt ‘Disneyland’. Krahas një fotoje të shkëputur nga udhëtimi që tashmë ka nisur, Adrola ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar të shtrenjtin e saj. “Gëzuar Ditëlindjen, Jeta e mamit! Mu bëfsh MBRET, dhe JETA JOTE qoftë e mbushur, vetëm me ditë të BARDHA! S’mund ta besoj që kaluan pesë vite nga dita që kur TI erdhe në jetë, nga një “MIUSH” i vogël, mu bëre një “TROI” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur më kap Dorën dhe ma Puth, oh, sa të Adhuroj kur e bën këtë gjest dhe Ndjej që më do dhe më kupton akoma më shumë dhe je gjithmonë me Mua edhe kur s’jemi Pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, O MBRETI IM, por TI do të jesh gjithmonë “MIU” i vogël, që jep aq shumë DASHURI dhe MIRËSI!!! TI je Bekimi dhe Dielli që Rrezaton për mua, o Biri im, TROI!!!! TI, pa folur të bën të ulesh në Gjunjë, e të thuash çdo ditë: “FALEMINDERIT O ZOT”!!! ZOTI TË BEKOFTË, BIRI IM”,-shkruan modelja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *