• |
ide | kryesore

Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

2, Ide



Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marshonin mes mijëra të singjashmëve të tyre, mbanin në duar një pankartë therrëse: “Mbrëmë fjeta tek konviket 3D të inxhinjerisë”.

Gjetja ishte super seksi (në kuptimin inteligjent të fjalës). Ajo i përgjigjej flakë për flakë një postimi që Edi Rama kishte shpërndarë dje, ku tregohej se si do rikonstruktoheshin në imagjinatën e tij dixhitale konviketet e studentëve.

Në vend të gjendjes së tyre të mjerë, rrjepjes që iu bëhet për të çuar paratë e tyre tek oligarkët, kryeministri i vendit u propozonte një të ardhme virtuale.

Kjo është fabula e qeverisjes së tij: në këmbim të mizerjes të tregon kartolinën; në vend të varfërisë, projektet e gratacielave gjigande; në vend të shtëpisë që të prish, maketin shumngjyrësh të rreth rrotullimit tek shqiponja.

Dhe pikërisht këtu, fabula e studentëve që po protestojnë i ngjan asaj të banorëve të unazës së re. Edhe me ata, e njëjta parodi. Në vend të shtëpive që po u prishnin për të fituar plot 20 milionë euro nga tenderi 40 milionësh për 2.2 km rrugë, u tregonin, ashtu si indianëve pasqyrat, projektin dixhital të unazaës.

Zbulimi që bëri të enjtën në mbrëmje emisioni “Të paekspozuarit”, se të gjitha dokumentat e këtij tenderi ishin fallcifikime të letrave të shtetit amerikan (këtë e pranuan edhe organet vendase që e pezulluan atë) me qëllimin për të dërguar paratë e qeveritarëve në parajsa fiskale, e tregon fare qartë se çfarë prezumon kjo propagandë dixhitale.

Ajo do të shesë një realitet virtual, në vend të një vjedhjeje reale.

Ajo është gjithmonë e njëjta, si tek sheshi shqiponja, si tek teatri i Bjorke Ingels, si tek projektet e rilindjes urbane, si tek PPP 1 miliard euroshe dhe si tek kjo e fundit: konviket e reja të qytetit studenti.

Ato vajza të hijshme, që mbanin atë pankartë në duar, treguan me një slogan të vetëm se e kishin kuptuar këtë butafori që mundohet t’i gënjejë shqiptarët prej 5 vitesh. Dhe prandaj ato marshuan sot në rrugë. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë një shtrat komod për të fjetur në konvikt. Jo vetëm dhe thjeshtë se nuk kanë para për një provim të prapambetur. Jo vetëm dhe thjeshtë për të përgjysmuar tarifën e studimit.

Zaptimi i rrugëve të Tiranës dhe protesta që ka marrë përmasa të paimagjinuara, por tregon se ata studentë kanë kuptuar shumë më shumë. Se ata janë të ndërgjegjshëm që hajduti 3D po vjedh të ardhmen e tyre. Po vjedh shkollimin e sotëm, punësimin e nesërm, të ardhmen e lirë, një shoqëri me shance të njëjta dhe me mundësi të barabarta.

Mjafton të dëgjosh himnin e protestës së tyre, ku demaskohen ato që quhen pallavra qeverie të ardhura nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Mjafton të kuptosh antitezën që ata bëjnë mes këtyre pallavrave dixhitale dhe jetës së tyre të lënë “në varfëri, pa punë, pa dije, pa rini”!

Nuk ka më dyshim se ata e kanë kuptuar se nga u vjen e keqja. Dhe këtë nuk ka më talent dixhital që ta fshehë. 

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Mos e humbni/ Manifesti i kërkesave antiqeveritare të studenteve ( në vargje)

Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

 



9 Comments

  1. KY KRYEMINISTER 3D KY MASKARE GENJESHTAR KERKON TE PERCAJ STUDENTET KERKON QE TI GENJEJ SI PER CDO GJE KA 6-VITE VITE QE GENJEN SKA BERE NJE KILOMETER ASFALT SKA RRITUR RROGAT SE 10% NE 5.5 VITE NUK KA BERE NJE SHKOLLE TE RE NE TE GJITHE SHQIPERIN NUK KA BER NJE SPITAL TE RI NE GJITHE SHQIPERIN NUK KA INVESTUAR NJE QINDARKE PER ARSIMIMIN E TE RINJEVE VETEM I VJEL I RJEP KA 6-VITE VETEM MBLEDHE LEKET ME GJOBA KUNDER MAKINAVE KUNDER BIZNESEVE KUNDER TE GJIDHVE VETEM ME 10-VETA PO MLEDHE PARATE E GJITHE SHQIPTARVE KRYEMINISTRE HD FALLSO KRYEMINISTER DROGA KRYEMINISTER TAKSA KRYEMINISTER GRISELDA KRYEMINISTER INJORAT POLITIK EKONOMOK SOCIALE E SHOQEROR KRYEMINESTER JOZERKE KOKA QE E ZINTE GJUMI NJE NATE TE TAHIRI NJE NATE TE GJIKNIRE E TJER E TJER KRYENMINESTER QE FUTI DHE PERLYU GJISMEN E SHQITARVE NE BURGJE 1-2-3-5-7-DITE E PASTAJ I KALON NE PORKURORI ME TE DREJT PARAQITJE ME QELLIM I PERLIEN I SHKATERRON EKONOMIKISH KY DUHET TE HETOHET PER KRIME NDAJ NJERZIMIT PSE E PRISHI NSHTEPIN E NLEVE TANI SIKUR ESHTE BLOOKUARE PROJEKTI CFARE DO BEHET TANI VETEM ME ATE FAMIJE KY LAL PLEHU KU DO SHKOJ ME ISHE SPIUNET DHE VET KRYESKUTHI . DO BEHENI GJYGJ NJE DITE QE TE DY BASHKE.

  2. Ore me thoni nje kryeminister qofte dhe ne afrike qe rri si adoleshent para kompjuterit gjithe diten e zihet me njerezit ne FB apo prezanton imagjinata 3 D, dhe sben nje leke pune.

    1. E sakte dhe nje arrogant i papare ne facebook qe te hap barkun, plehra jane te gjithe keta anetare te kesaj qeverie me ne krye Erion maskarain. Do zoti perfundojne ne burg te gjithe

  3. te iku ter jeta tu prit revolucionin o and palloshi. revolucionet nuk i bejne njerez qe i duan gjerat qyl e ne tavoline. ska shkoll pa pare harroje, ter studentet e botes punojne qe tja dalin vete kostove te shkolles e nuk qyrraviten si ky brezi jon dembel.
    ik tani lypja atyre studenteve seksi. rrot

  4. O z. Bushati, shkruan bukur dhe me pelqejne qendrimet dhe kendveshtrimet e analizave te tua. Ne kete shkrim me len shije hiskelle hapja qe ne titull: Dy studentet sexi. E pa gjetur dhe e laparosur.

  5. Shkrimi qendron,ama ky 3D me duket njelloj si “ceku i bardhe” i PD ne 1992.Njelloj jane te gjithe hajdut birbo hajdut.Xhafa u zhduk shume shpejt nga portalet kur ky mbahej sikur ishte me i ndershem,por na doli edhe ky nje mashtrues dhe hajdut por i fshehur.Studentet jame hedhur ne protesta jo per ty Bushat apo Basha,ata nuk kane nevoje per politike por per “ngrohje” te neglizhences qe i behet nga Rama.Psh ta heqim Ramen por ke te veme,plakun Mere apo Bashen apo Moniken apo Vasilin apo Xhafen…te gjithe me cizme hajduti.Gjeje Bushat se ke do veme me vota 3D.

  6. Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me United States of America & Europian Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  7. Krijimi i nje Levizje Demokratike te Madhe Politike Mbarepopullore Shqiptare Patriotike dhe te majte,
    e krahasueshme por edhe shume me e mire se p.sh. partite majtiste SYRIZA Greqi, ose PODEMOS Spanje,
    duke ruajtur dhe forcuar partneritetin strategjik te Shqiperise me United States of America & European Union,
    une mendoj dhe gjykoj se eshte shume e nevojshme, shume e domosdoshme, per situaten e Shqiperise & gjendjen e Shqiptareve.

  8. I thoni Andit dhe Shkullakut qe te ndrojne fotografite se u bete bajat! Ata po plaken site gjithe edhe si Saliu! Mentaliteti komunist nuk i lejon te shohin me larg se Saliu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *