• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbrëmja e fundit e grupeve në Champions surpriza të mëdha: këto janë të kualifikuarit

F1, Sport, Video



Rezultate të pabesueshme, surpriza, ndeshje rokamboleske dhe mes të mëdhave vetëm Manchester City del fitues në të mërkurën e futbollit europian. Rrëzohet Juventus, Manchester City, barazon Bayern e rrezikon shumë Lyon.

Sfida më spektakolare ka qenë ajo në Amsterdam Arena, ku në fakt u luajt në tension e ritëm të lartë, duke qenë se të dyja skuadrat ishin në lojë. Avantazhi i Bayern u duk se do ti jepte bavarezëve një fitore të thjeshtë, për një impak më të mirë të ndeshjes, por më pas hollandezët përmbysin gjithcka, duke përfituar edhe nga dalja me karton të kuq të Mueller. Bayern nuk mund të pranonte vendin e dytë në grup dhe barazon e kalon në avantazh në minutat shtesë, por ndeshja nuk u mbyll pa barazimin në minutën e 97 nga Tagliafico.

Mban kryesimin me këtë rezultat Bayern, si e parë e grupit, me Ajax që kualifikohet si e dytë. Në ndeshjen tjetër, Benfika e kishte siguruar prezencën në Europa League, por megjithatë fiton 1-0 ndaj AEK.

Grupi F njohu si të kualifikuara dy skuadrat që e kishin dominuar deri në ndeshjen e fundit, por jo më parë se Hoffenhaim dhe Shakhtar ti frikësonin jo pak. Gjermanët kaluan në avantazh në Etihad përballë Manchester City, por skuadra e Guardiolës ruan vendin e parë me dy gola spektakolarë të Leroy Sane.

Shkoi pranë kapitullit Lyon, në dëborën e Donetsk me Shakhtar që për pak kohë preku kualifikimin. Në minutën e 65 francezët barazuan me Fekir, duke u kthyer forcë e dytë e grupit.

Mbrëmje për tu harruar për Real Madrid e Roma, të kualifikuara, por të mundura në ndeshjet e tyre të fundit. Merengues turpërohen nga një 0-3 në Bernabeu nga CSKA e Moskës, por pa i hequr skuadrës së Solarit vendin e parë të Grupit G.

Sukses 2-1 edhe për Viktoria Plzen përballë Romës, që nuk luante për asgjë, duke qenë se e kishte siguruar vendin e dytë. Por kjo fitore i shërbeu cekëve për një vend në Europa League, duke bërë të pavlefshme fitoren e rusëve në Madrid, pavarësisht se të dy skuadrat e mbyllën grupin me nga 7 pikë.

Turpërohen kryesuesit e Grupit H Juventus e Manchester United. Bardhezinjtë humbasin 2-1 në fushën me bar sintetik të Young Boys, por për fatin e Allegrit, kjo disfatë e papritur nuk ka pasoja. Hoarau shënoi dy herë, përpara se Dybala të ngushtojë diferencën, me vetëm 8 minuta në fushë. Juventus ruan vendin e parë të grupit, falë humbjes të Djajve të Kuq në Mestalla.

Zhgënjyese skuadra e Jose Mourinho e mundur 2-1 në Valencia, por që ruan vendin e dytë dhe kualifikimin, duke i lënë Valencias vetëm prezantimin në Europa League, pas hedhjes së shortit për fazat e mëtejshme.

REZULTATET E NDESHJEVE
Champions League – Group E
Ajax 3 – 3 FC Bayern München
Benfica 1 – 0 AEK Athens
Champions League – Group F
Manchester City 2 – 1 Hoffenheim
Shakhtar Donetsk 1 – 1 Lyon
Champions League – Group G
Real Madrid 0 – 3 CSKA Moscow
Viktoria Plzen 2 – 1 Roma
Champions League – Group H
Valencia 2 – 1 Manchester United
Young Boys 2 – 1 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *