• |
ide | kryesore

Aksident në Durrës, ndërron jetë 50 vjeçari

Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku për pasojë një 50 vjeçar ka humbur jetën. Në rrugën dytësore në hyrje të Golemit, viktima që udhëtonte me biçikletë është përplasuar për vdekje nga një automjet tip “Jaguar”.

Ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të marrë trupin e pajetë të viktimës, i cili nuk i rezistoi dot i gjallë këtij aksidenti. Forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje për të shoqëruar drejtuesin e automjetit që shkaktoi këtë aksident.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *